Aktualitet

Atentati ndaj shqiptarëve në Athinë, dalin pamjet e para nga vendi i ngjarjes

Ngjarja ka ndodhur jashtë një lokali në kryqëzimin e rrugëve Aristotelous dhe Komotinit, ku autorët e maskuar iu janë afruar shqiptarëve dhe i kanë qëlluar me armë zjarri.

15 Dhjetor 2024, 13:24 Nga r.ll
Atentati ndaj shqiptarëve në Athinë, dalin pamjet e para nga
foto ilustruese

GREQI- Një atentat me armë zjarri ka ndodhur mesditën e sotme në Athinë, ku ka humbur jetën një shqiptar edhe është plagosur rëndë një tjetër. Ky i fundit ndodhet në gjendje kritike pasi raportohet se ka marrë plumba në kokë dhe në bark. Identitetet e tyre ende nuk dihen.

Ndërkohë mediat greke kanë publikuar pamjet e para nga vendi i ngjarjes dhe fotot e automjetit të shqiptarëve të cilëve iu bë atentat. Sipas raportimeve dyshohet edhe për një të plagosur të dytë.

Atentati ndaj shqiptarëve në Athinë, dalin pamjet e para ngaAtentati ndaj shqiptarëve në Athinë, dalin pamjet e para nga

Ngjarja ka ndodhur jashtë një lokali në kryqëzimin e rrugëve Aristotelous dhe Komotinit, ku autorët e maskuar iu janë afruar shqiptarëve dhe i kanë qëlluar me armë zjarri. Më pas janë larguar menjëherë nga vendngjarja. Forca të shumta policore kanë shkuar në vendngjarje dhe po kryejnë hetimet për zbardhjen e ngjarjes. 

atentat ndaj shqiptareve ne athine

Sondazh

Poll