15 Dhjetor 2024, 14:05
Nga E. D
foto ilustruese
VLORË- Policia e Vlorës, ka arrestuar tre persona dhe ka shpallur në kërkim një tjetër pasi shpërndanin kanabis në doza. Gjithashtu policia bën të ditur se tre të arrestuarit vepronin si grup, duke siguruar lëndën narkotike, të cilën më pas e ndanin në doza dhe e shpërndanin për shitje në qytetin e Vlorës.
Po ashtu u sekuestruan doza me lëndë narkotike kanabis, peshore elektronike si dhe 3 aparate telefonike. Ndërkohë policia po vijon punën për arrestimin e personit tjetër të shpallur në kërkim, një 28 vjeçar banues në qytetin e Vlorës.
Njoftimi i Policisë:
Vlorë/Finalizohet operacioni policor antidrogë i koduar “Ndalesa”. Arrestohen 3 shtetas dhe shpallet në kërkim një tjetër, që shpërndanin doza me lëndë narkotike në qytetin e Vlorës. Sekuestrohen doza me lëndë narkotike kanabis, peshore elektronike dhe aparate telefonike.
Seksioni për Hetimin e Narkotikëve të DVP Vlorë, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale në DVP Vlorë, pas një hetimi 8-mujor, të kryer me metoda speciale të hetimit dhe bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, ka finalizuar operacionin e koduar “Ndalesa”. Si rezultat, u arrestuan në flagrancë shtetasit: E. Q., 22 vjeç, banues në lagjen “Pavarësia”; B. K., 48 vjeç, banues në lagjen “Pavarësia”; R. H., 43 vjeç, banues në lagjen “Isa Boletini”.
Gjithashtu, u shpall në kërkim shtetasi: D. M., 28 vjeç, banues në lagjen “Pavarësia 2”.
Këta shtetas dyshohen se vepronin si grup, duke siguruar lëndën narkotike, të cilën më pas e ndanin në doza dhe e shpërndanin për shitje në qytetin e Vlorës.
Gjatë kontrollit të ushtruar ndaj këtyre shtetasve dhe në banesat e tyre, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan disa doza me lëndë narkotike kanabis, një peshore elektronike të dyshuar për peshimin e lëndëve narkotike dhe 3 aparate celulare të përdorura për aktivitetin kriminal.
Vijon puna për kapjen e shtetasit të shpallur në kërkim, si dhe për identifikimin dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të shtetasve të tjerë që mund të jenë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme.
policia e vlores
Aktualitet
15 Dhjetor 2024, 13:55
r.ll
foto nga vendngjarja
ATHINË- Një larje hesapesh dyshohet të ketë qenë shkaku i atentatit të ndodhur mesditën e sotme n&e...
Aktualitet
15 Dhjetor 2024, 13:41
r.ll
foto ilustruese
GREQI- Janë identifikuar dy shqiptarët, të cilëve iu bë atentat mesditën e sotme në Athinë.Viktima ...
Aktualitet
15 Dhjetor 2024, 13:24
r.ll
foto ilustruese
GREQI- Një atentat me armë zjarri ka ndodhur mesditën e sotme në Athinë, ku ka humbur jetën një shqiptar...
Aktualitet
15 Dhjetor 2024, 13:13
E. D
foto ilustruese
TIRANË- Tetë persona janë arrestuar në Tiranë për vepra penale të ndryshme. Mësohet se të...
Aktualitet
15 Dhjetor 2024, 13:06
r.ll
foto ilustruese
GREQI- Janë zbardhur detaje të reja nga atentati i bërë ndaj dy shqiptarëve mesditen e sotme në Athinë. ...
Aktualitet
15 Dhjetor 2024, 12:57
r.ll
foto ilustruese
GREQI- Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mesditën e sotme jashtë një lokali në Athinë,...
Aktualitet
15 Dhjetor 2024, 12:17
E. D
foto ilustruese
BERAT- Dy persona janë arrestuar ditën e sotme në Berat. Policia bën të ditur se ka vënë në pranga&...
Aktualitet
15 Dhjetor 2024, 11:51
E. D
foto ilustruese
KOSOVË- Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë kundër tetë të pandehurve nën dyshimet pë...
Aktualitet
15 Dhjetor 2024, 11:43
r.ll
pamje nga zona e permbytur
BULQIZË- Moti i keq dhe reshjet e dendura të shiu dy ditët e fundit kanë përfshirë gjithë ven...
Aktualitet
15 Dhjetor 2024, 11:28
E. D
foto ilustruese
VLORË- Një 24-vjeçar ukrainas është vënë në pranga nga policia e Vlorës. Mësohet se 24-...