Aktualitet

Mbeti i plagosur nga atentati në Athinë, 46-vjeçari pronar i një biznesi në Durrës

Lulo kishte mbërritur pak ditë më parë në Greqi nga Dubai. Ai ndodhet i plagosur rëndë në spital, me plagë në kokë e bark.

15 Dhjetor 2024, 16:45 Nga r.ll
Mbeti i plagosur nga atentati në Athinë, 46-vjeçari pronar i
pamje nga vendngjarja

GREQI- Janë zbardhur detaje të reja nga atentati i mesditës së sotme në Athinë, ku një shqiptar humbi jetën dhe një tjetër u plagos rëndë. I plagosuri konfirmohet se është 46-vjeçari, Edi Lulo.  Ky i fundit, është lindur në Gjon të Pukës dhe banues në Kamëz.

Lulo rezulton pronar i shoqërisë tregtare me ortakëri dhe përgjegjësi të kufizuar “ED – LUI” sh.p.k në Durrës, krijuar në shtator 2020. Aktiviteti i shoqërisë përfshin “punime elektrike, hidraulike dhe punime gipsi dhe kartonxhesi”. Siç u raportua edhe më herët nga mediat greke, Lulo kishte mbërritur pak ditë më parë në Greqi nga Dubai. Ai ndodhet i plagosur rëndë në spital, me plagë në kokë e bark.

Ndërkohë nga atentati, ndërroi jetën në vendin e ngjarjes, 45-vjeçari, Irakli Davella, i cili dyshohet se është vrarë për larje hesapesh mafioze. Ngjarja ka ndodhur jashtë ambienteve të lokali në kryqëzimin e rrugëve Aristotelous dhe Komotinit. Autorët e vrasjes, ende të paidentifikuar, janë afruar me automjetin e tyre që rezultonte i vjedhur, pranë shqiptarëve dhe i kanë qëlluar. Autoritetet greke po punojnë për kapjen e tyre dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes. 

edi lulo

Sondazh

Poll