Sport

Ismajli gjithnjë e më afër Napolit, tani Empoli në kërkim të një zëvendësuesi...

Sipas “Il Mattino” edhe Ardian Ismjali nuk është kundër këtij transferimi, por si fillim Empoli duhet që të gjej një zëvendësues.

11 Dhjetor 2024, 09:00 Nga DOSJA

Ismajli gjithnjë e më afër Napolit, tani Empoli në

ITALI - Ardian Ismjali është gjithmonë e më larg Empolit. Mbrojtësi shqiptar është në muajt e fundit me klubin në fjalë, pasi ende nuk ka rinovuar kontratën, e cila përfundon në fund të sezonit.

Pas paraqitjeve të mira të mbrojtësit të Kombëtares kuqezi në këtë sezon me Empolin, trajneri Antonio Conte është bindur për vlerat shqiptarit dhe e kërkon atë që në janar në Campagna.

Sipas “Il Mattino” edhe Ardian Ismjali nuk është kundër këtij transferimi, por si fillim Empoli duhet që të gjej një zëvendësues.

Nëse Empoli nuk gjen një tjetër mbrojtës gjatë merkatos së dimrit, atëherë Ismjali nuk do të largohet tani në janar.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll