Sport

Unai Emery ambicioz, po mendon për biletën në ‘Top-8’ të Champions League...

Skuadra e Aston Villa viziton Leipzig, ku një fitore siguron një biletë për në fazën tjetër të Champions League

10 Dhjetor 2024, 17:26 Nga DOSJA
Unai Emery ambicioz, po mendon për biletën në ‘Top-8’

ANGLI - Pavarësisht se ka regjistruar një barazim dhe një humbje në dy ndeshjet e fundit në Champions League, Aston Villa mbetet një nga kandidatët për të përfunduar fazën e parë ligës midis tetë më të mirëve, duke siguruar kështu hyrjen direkte në ‘Top-8’.

Skuadra e Unai Emery viziton sot Leipzigun, i cili ende nuk ka shënuar dhe zë vendet e fundit në kompeticion. Pavarësisht rekordit, trajneri spanjol i afrohet ndeshjes me kujdes: “Do të jetë një lojë shumë e vështirë. Jemi shumë të motivuar dhe afër fazës tjetër, kemi mundësi të jemi në “Top-8”.

Bresti, i cili ka qenë një nga surprizat e kompeticionit dhe po ashtu është afër ‘Top-8’ së parë, pret PSV-në që është në formë të shkëlqyer (kanë gjashtë fitore radhazi). Dinamo e Zagrebit dhe Celtic, që po luftojnë për të mbetur në “Top 24’, përballen me njëri-tjetrin në një ndeshje të rëndësishme ku askush nuk mund të përballojë humbjen e pikëve.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll