Sport

Aksidenti i Michail Antonio... Lopetegui: "Duke parë fotot e makinës së përplasur, ishte një mrekulli që ai ka shpëtuar"

Trajneri i West Ham tashmë ka folur me lojtarin…

10 Dhjetor 2024, 16:56 Nga DOSJA
Aksidenti i Michail Antonio... Lopetegui: "Duke parë fotot e

ANGLI - Për Julen Lopetegui nuk ka dyshim se ishte “një mrekulli” që Michail Antonio shpëtoi jetën nga aksidenti rrugor që pësoi të shtunën, në Angli.

Lojtari i West Ham u transportua me helikopterë në spital, pasi iu nënshtrua një operacioni në njërën këmbë. Shtypi tha dje se atij do t'i duhet të paktën një vit për t'u rikuperuar dhe se karriera e tij sportive mund të jetë në rrezik.

“Ka qenë shumë e vështirë për të gjithë ne, por shumë më keq për të dhe familjen e tij”, tha Lopetegui për “Sky Sports”, pas ndeshjes së djeshme me Wolverhampton, të cilën skuadra e tij e fitoi 2-1.

"Duke parë fotografitë e makinës, është një mrekulli që ai ka shpëtuar. Kjo është gjëja më e rëndësishme për Mic. Jemi të lumtur që ai e kaloi operacionin. Ne folëm sot me të (e hënë).

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll