Sport

Dëmtimet makthi i Guardiolës: Man.City… vetëm me 12 lojtarë gati ndaj Juves!

Skuadra angleze viziton Juventusin nesër

10 Dhjetor 2024, 17:11 Nga DOSJA
Dëmtimet makthi i Guardiolës: Man.City… vetëm me 12

ANGLI - Në prag të takimit me Juventusin në raundin e 6-të të Champions League, Manchester City duket se nuk ka pushim dhe faza negative, ka fituar vetëm një nga nëntë ndeshjet e fundit, që mund të vazhdojë edhe në Torino.

Kjo pasi qytetarët janë përhumbur nga dëmtimet dhe madje mund të përballen me Juventusin me vetëm 12 lojtarë nga skuadra kryesore në dispozicion. Në total, Pep Guardiola pritet të ketë shtatë lojtarë të padisponueshëm për ndeshjen e nesërme për shkak të lëndimit: Rodri, Oscar Bobb, Phil Foden, Mateo Kovacic, Nathan Aké, Manuel Akanji dhe John Stones.

“Fatmirësisht nuk luajtëm të martën (sot), por do të luajmë të mërkurën, kështu që kemi edhe një ditë kohë për t'i rikuperuar këta lojtarë, sepse nuk kemi lojtarë për t'u kthyer”,- u ankua trajneri spanjol, i cili duhet të detyrohet të hedhi sytë te të rinjtë për të kompensuar mungesat.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll