Sport

E FUNDIT/ Befason Guardiola: “Nuk do të stërvis klub tjetër pas Manchester Cityt!”

Megjithatë, trajneri katalanas pranon mundësinë për të udhëhequr një ekip kombëtar

10 Dhjetor 2024, 17:34 Nga DOSJA
E FUNDIT/ Befason Guardiola: “Nuk do të stërvis klub tjetër

ANGLI - Pep Guardiola pranoi këtë të martë, në paraqitjen paraprake të ndeshjes së nesërme kundër Juventusit, për Champions League, se nuk ka ndërmend të drejtojë një ekip tjetër pas largimit nga Manchester City, të paktën në fazat e hershme.

"Unë nuk do të stërvis një ekip tjetër. Nuk po flas për një afat të gjatë, por nuk do të largohem nga Manchester City dhe të shkoj në një vend tjetër për të bërë të njëjtën gjë që bëj tani",- shpjegoi trajneri katalanas, i cili ndër të tjera fitoi edhe gjashtë kampionate te ‘Qytetarët’. 

"Nuk do të kisha energji... Ideja për të filluar diku tjetër, i gjithë procesi i stërvitjes dhe gjithçka... Jo, jo, jo! Ndoshta një kombëtare, do të ishte ndryshe."

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll