Sport

VIDEO / Liverpool vazhdon me fitore edhe në Champions dhe kualifikohet!

Liverpooli ruan ecurinë perfekte në fazën e kampionatit të Champions League duke mposhtur 0-1 ekipin spanjoll Girona në raundin e gjashtë të ndeshjeve.

11 Dhjetor 2024, 00:50 Nga DOSJA
VIDEO / Liverpool vazhdon me fitore edhe në Champions dhe kualifikohet!

ANGLI - Liverpooli ruan ecurinë perfekte në fazën e kampionatit të Champions League duke mposhtur 0-1 ekipin spanjoll Girona në raundin e gjashtë të ndeshjeve. 18 pikë në gjashtë takime, vendi i parë i merituar dhe praktikisht kualifikim direkt në fazën e 1/8-ave.

Skuadra e drejtuar nga Arne Slot nuk harxhoi shumë energji në transfertën spanjolle, priti momentin e duhur për të goditur dhe realizoi me Salah në minutën e 63-të nga pika e bardhë e penalltisë.

Në fakt, u desh ndërhyrja e VAR-it për të konfirmuar ndërhyrjen e gabuar brenda zonës së Gironas. Pikërisht ky moment vendosi këtë ndeshje, me Liverpoolin që mori fitoren e radhës. Përfundoi pa gola takimi tjetër i orës 18:45 mes  Dinamos së Zagrebit dhe Celtic.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll