Sport

Ibrahimovic bën “të fortin” te Milani, pas një konflikti shkarkon drejtorin sportiv...

Gjiganti suedez, përveç këshilltarit, tashmë do të bëjë edhe rolin e drejtorit sportiv.

11 Dhjetor 2024, 08:30 Nga DOSJA

Ibrahimovic bën “të fortin” te Milani, pas një

ITALI - Klubi italian i Milanit po kalon një moment mjaft të vështirë në aspektin futbollistik, por edhe atë administrativ, duke filluar që nga stafi drejtues.

Diçka të tillë e tregon përplasje e ndodhur së fundmi mes drejtorit sportiv, Antonio D’Ottavio dhe Zlatan Ibrahimovic. Ky i fundit i emëruar kështilltar nga “RedBird”, duket se ka fuqi për të vendosur mbi gjithçka te kuqezinjtë.

Së fundmi mediat italiane kanë raportuar se D’Ottavio nuk është më drejtor sportiv i Milanit. Kjo ka ardhur pikërisht pas përplasjes me Ibrahimovic dhe ky i fundit ka vendosur që drejtori sportiv të largohet nga posti i tij.

Tashmë merkato e janarit pritet të jetë plotësisht në duart e Ibrahimovic. Gjiganti suedez do të vendosë për Milanin, ku përveç këshilltarit tashmë do të bëjë edhe rolin e drejtorit sportiv.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll