Sport

BEFASI/ 1.5 miliard!... Sulmuesi kuqezi Jasir Asani largohet nga Gwangju në janar…

Jeonbuk në Korenë e Jugut, Vissel Kobe dhe Yokohama F.Marions në Japoni, janë skuadrat e interesuara për shërbimet e shqiptarit.

11 Dhjetor 2024, 08:00 Nga DOSJA

BEFASI/ 1.5 miliard!... Sulmuesi kuqezi Jasir Asani largohet nga Gwangju në

KOREJA JUGUT - Sulmuesi i kombëtares shqiptare Jasir Asani me shumë mundësi do të largohet nga Gwangju në merkaton e janarit. Diçka të tillë e konfirmon edhe eksperti i merkatos në Korenë e Jugut, Dario Focardi.

Sipas tij, sulmuesi i Kombëtares kuqezi me shumë mundësi do të largohet nga ekipi aktual, teksa 3 klube aziatike janë në garë për shërbimet e tij.

Jeonbuk në Korenë e Jugut, Vissel Kobe dhe Yokohama F.Marions në Japoni, janë skuadrat e interesuara për shërbimet e shqiptarit. Klubi i Gwangju kërkon që ta shesë sulmuesin edhe për të përfituar të ardhura dhe “mëngjarashi” nga Shkupi.

1.5 miliardë won kërkon skuadra e Gwangju për shërbimet e shqiptarit. Një shifër kjo që përkthehet në 1 milionë euro. Pritet të shihet se ku do të vazhdojë karrierën Asani, me pistën “Europë” që për momentin nuk ekziston.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll