Sport

Peshëngritja mbyll Botërorin, Calja mban ende emrin lart, dështon Qerimaj, larg pritshmërive Ramadani!

Sa i përket sportistit tjetër Erkand Qerimaj për të cilin shpresat ishin më të mëdha, ai nuk mundi të ngre asnjërën nga të tre provat e stilit të shkëputjes pasi e filloi me 155 kg, peshë të cilën e tentoi dy here pa sukses dhe në fund tentoi 156 kg të cilën sërish nuk e ngriti ndërkohë që në stilimn e shtyjtjes nuk mori pjesë.

10 Dhjetor 2024, 23:10 Nga DOSJA
Peshëngritja mbyll Botërorin, Calja mban ende emrin lart, dështon

BAHREIN - Këtë të martë në pedanën e kampionatit botëror të peshëngritjes që po zhvillohet në Manama të Bahreinit, ishte rradha e dy peshëngritësve të tjerë të peshës deri në 81 kg, Erkand Qerimaj dhe Kristi Ramadani.

Të dy këta sportistë morën pjesë në Baterinë B. Ramadani, arriti të zhvillojë një garë deri diku normale. Në stilin e shkëputjes arriti të ngrejë të tre provat duke u treguar racional, pasi e filloi me 146 kg më pas 150 dhe 151 në fund, të treja provat e suksesshme. Ndërkohë në stilin e shtytjes, Ramadani e filloi me 181 kg, të cilën e ngriti me sukses dhe nuk i zhvilloi më dy provat e tjera.

Sa i përket sportistit tjetër Erkand Qerimaj për të cilin shpresat ishin më të mëdha, ai nuk mundi të ngrejë asnjërën nga të tre provat e stilit të shkëputjes, pasi e filloi me 155 kg, peshë të cilën e tentoi dy here pa sukses dhe në fund tentoi 156 kg të cilën sërish nuk e ngriti, ndërkohë që në stilin e shtyjtjes nuk mori pjesë.

Në këtë mënyrë mbyllet kampionati i botëror i peshëngritjes për sportistët shqiptarë, me rezultatin e plotë të Kristi Ramadanit dhe vendin e katërt në stilin e shkëputjes së Briken Caljes në peshën deri në 73 kg.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll