Politike

SPAK e mori të pandehur, Asllan Dogjani: Ndjekje penale me urdhër të Ramës

Në fjalën para deputetëve të PD-së, Dogjani u shpreh se SPAK në vend që të hetojë vilat dhe hotelet e Ramës, merren me një apartament të tij që jeton që nga viti 2006. 

4 Dhjetor 2024, 12:58 Nga I.A
SPAK e mori të pandehur, Asllan Dogjani: Ndjekje penale me urdhër
Asllan Dogjani

TIRANË-  Deputeti demokrat Asllan Dogjani ka deklaruar se është marrë i pandehur nga Prokuroria e Posaçme për shkak të denoncimeve që ka bërë kundër qeverisë Rama. Në fjalën para deputetëve të PD-së, Dogjani u shpreh se SPAK në vend që të hetojë vilat dhe hotelet e Ramës, merren me një apartament të tij që jeton që nga viti 2006. 

"Duke të falënderuar, desha të ndaj me kolegët edhe rastin tim ta bëj transparent edhe me ju. Lidhur me një ndjekje penale politike të ndjekur ndaj meje se kam denoncuar në mënyrë të vazhdueshme korrupsionin dhe krimin e kësaj qeverie. Shkuarja ime në SPAK është bërë për një shtëpi që unë jetoj me familjen time që prej vitit 2006. Pra shikojeni ku ka rënë niveli i SPAK. Në vend që të merret me hotelet, vilat e Edi Ramës dhe qeverisë së tij, portin e Durrësit apo deputetët që kanë marrë prona publike, ndaj meje nisi një hetim dhe oburra ta çojmë në SPAK.

Kjo sepse kam denoncuar grabitjen e një prone publike para pallatit tonë. Shtëpia ime është me dokument para noterit dhe me një kontratë. Pas 20 vitesh se unë kam kërkuar interpelancë për këtë pronë, duke qenë se ka lidhje me një deputet të PS, kanë bërë dirigjim. Është sulm ndaj meje. Ne nuk jemi hajdutë. SPAK duhet të merret me ata që vjedhin. Ky nuk është sulm ndaj meje, por sulm publik ndaj çdo deputeti të opozitës që ngre zërin për korrupsion. Më motivon më shumë dhe do vazhdoj të denoncoj më shumë dhe nuk më frikësojnë dot. Do bëjë çdo gjë që SPAK të merret me ligjin dhe jo të dirigjohet”, tha Dogjani.

asllan dogjani

Sondazh

Poll