Politike

"I thanë jo propozimeve të PD-së", Teliti nga protesta para bashkisë: Mazhoranca socialiste i braktisi dje të sëmurët dhe shqiptarët duke ju lënë atyre vetëm zotin

Ai theksoi se dje ata i thanë jo rritjes reale të pensioneve, i thanë jo rritjes së pagave të mësuesve, mjekëve e policisë.

4 Dhjetor 2024, 11:59 Nga N.F
"I thanë jo propozimeve të PD-së", Teliti nga protesta
Teliti

TIRANË- Këshilltari për Çështjet Ekonomike në Partinë Demokratike, Dorian Teliti ka marrë pjesë ditën e sotme në protestën e radhës të zhvilluar para bashkisë së Tiranës. Gjatë fjalës së tij Teliti falenderoi protestuesit të cilët prej disa muajsh japin kontributin e tyre. Ai shtoi se sot brenda bashkisë nuk po firmosen tendera apo duke vjedhur paratë e Tiranën. 

Teliti tha se kartonat e mazhorancës plot 75 prej tyre kanë dalë nga krimi e korrupsioni i thanë dje jo vendosjes së minimumit jetik në vend. Ai theksoi se dje ata i thanë jo rritjes reale të pensioneve, i thanë jo rritjes së pagave të mësuesve, mjekëve e policisë. Teliti theksoi se dje mazhoranca socialiste i braktisi të sëmurët, shqiptarët duke ju lënë atyre vetëm zotin.

"Një falenderim i veçantë për të gjithë ju për qëndresën disa mujore, qëndresë kjo që e jep kontributin e saj, në këtë pamje të shëmtuar të kësaj godine të rrethuar me policë dhe dyer të mbylluara. Megjithatë sot e kemi një lajm të mirë, hajdutët nuk janë sot brenda duke firmosur sot tendera, apo duke vjedhur paratë e Tiranën, apo për të bërë pazarin e radhës.

Kur ti zgjidhesh nga paratë e qytetarëve ti je i ndërgjegjshëm dhe i përgjegjshëm që do i përgjigjesh qytetarit, por kur ti zgjedh ti përgjigjesh krimit e parave të dala nga korrupsioni ti vetëm qyetetarëve nuk i përgjigjesh e kjo ndodhi dje në Kuvendin e Shqipërisë. Kartonat e mazhorancës plot 75 prej tyre ngaqë nuk kanë dalë nga vota e ndershme e qytetarëve,  por kanë dalë nga krimi e korrupsioni i thanë dje jo vendosjes së minimumit jetik në vend,.

75 kartona të krimit e korrupsionit i thanë dje jo rritjes reale të pensioneve, i thanë jo rritjes së pagave të mësuesve, mjekve e policisë, i thanë jo mbështetjes së fermerit shqiptar, i thanë jo propozimit të PD për rritjen e fondeve në arsim në të mos kemi më shkolla të raktisura nga fëmijët apo mësuesit, i thanë jo ilaçeve të Onkologjikut. Dje mazhoranca socialiste i braktisi të sëmurët, shqipatërt duke ju lënë atyre vetëm zotin," tha ai.

teliti protesta para bashkise se tiranes

Sondazh

Poll