Politike

"Problem dezinformimi i brendshëm", Braçe: Ka portale me gjuhë shqipe që kanë origjinë Rusinë, apo vende të tjera keqdashëse

Braçe tha se institucionet e drejtësisë duhet të marrin pjesë në seancat dëgjimore të komisionit parlamentar të dezinformimit.

4 Dhjetor 2024, 11:38 Nga r.ll
"Problem dezinformimi i brendshëm", Braçe: Ka portale me
erion brace

TIRANË- Pas përfundimit të mbledhjes së Komisionit Parlamentar “Për të koordinuar dhe mbikëqyrur të gjitha veprimet institucionale për të luftuar dezinformimin dhe format e tjera të ndërhyrjes së huaj në proceset demokratike të vendit”, deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe ka mbajtur një deklaratë për mediat.  Braçe tha se institucionet e drejtësisë duhet të marrin pjesë në seancat dëgjimore të komisionit parlamentar të dezinformimit.

Ai tha më tej se ka portale në gjuhën shqipe, të cilat kanë origjinë Rusinë, apo vende të tjera keqdashëse. Deputeti tha gjithashtu se problem mbetet edhe dezinformimi i brendshëm, ku u shpreh se këtë problematike e solli në vëmendje dhe vrasja e Martin Canit në kryeqytet.

Erion Braçe: Nuk mbarojme këtu me seancat dëgjmore. Ka ardhur momenti, nga këto institucionet, institucionet e drejtësisë do duhen të jenë përballë seancave dëgjmore, të marrin problematike për rastet e sulmeve kibernetike. Këto institucione përballen me boshllëqe ligjore. Në përmbyllje të këtyre seancave dëgjmore, jam i bindur që, e para jemi zbuluar dhe do duhet ta përsëris, është shqetësim shumë i madh. Janë në boshllëk të plotë ligjor për të ndërhyrë. Nuk ka bazë ligjore për të vepruar në të tilla raste. E dyta, krijon një problem shumë të madh informaliteti, në adresa të përdorura në rrjete sociale. Por edhe në internet. Shumë e vështirë për të identifkuar se kush është pas këtyre portaleve. Ka portale me gjuhë shqpe, që ka origjinë Rusinë, apo vende të tjera keqdashëse. Problem mbetet dezinformimi i brendshëm. Ngjarja e fundit tragjike në Tiranë, ka sjellë në vëmendje këtë gjë. Do të kalojmë në fazën e uljes në tavolinë me ekspertët, të adresojmë problemet që kemi.

erion brace komisioni per dezinformimin

Sondazh

Poll