Politike

Grupi parlamentar i PD mban një minutë heshtje për Arben Tafajn/ Berisha: Ishte përfaqësues dinjitoz i qytetarisë së Tiranës

Berisha u shpreh se Tafaj ishte përfaqësues dinjitoz i qytetarisë së Tiranës.

4 Dhjetor 2024, 12:35 Nga I.A
Grupi parlamentar i PD mban një minutë heshtje për Arben Tafajn/
Grupi i PD

TIRANË- Grupi parlamentar i Partisë Demokratike ka mbajtur një minutë heshtje për nder të Arben Tafaj. Në fillim të mbledhjes së grupit demokrat, kryetari i PD-së, Sali Berisha u shpreh se Tafaj ishte përfaqësues dinjitoz i qytetarisë së Tiranës.

"Arben Tafaj ishte një qytetar shembullor, një përfaqësues dinjitoz i qytetarisë së Tiranës, i vlerave tradicionale të këtij qyteti të bekuar. Një drejtues i një shoqate shumë të nderuar, shoqata e Tiranës, një qeveritar vendor që për shumë vite drejtoi njërën nga minibashkitë e Tiranës dhe së fundmi përfaqësoi PD me dinjitet të veçantë në Këshillin Bashkiak. Të nderojmë veprën, kujtimin e një miku, e një bashkëpunëtori që u nda tragjikisht dhe para kohe nga jeta," tha Berisha.

sali berisha arben tafaj

Sondazh

Poll