Politike

“Tirana, qyteti më i ndotur në Europë”, Balliu: Qytetarët paguajnë taksa dhe kazanet e plehrave janë plot, paratë futen në xhepin e Veliajt

Ai u shpreh se Tirana sot është qyteti më i ndotur në Europë dhe se ndonëse taksat e qytetarëve paguajnë naftën e makinave që mbledhin plehrat dhe Inceneratorin e Tiranës, ata përsëri nuk punojnë. 

4 Dhjetor 2024, 12:12 Nga r.ll
“Tirana, qyteti më i ndotur në Europë”, Balliu:
klevis balliu

TIRANË- Në protestën e sotme para bashkisë së Tiranës, ka mbajtur fjalën e tij edhe koordinatori politik i Partisë Demokratike për kryeqytetin, Klevis Balliu. Ai u shpreh se Tirana sot është qyteti më i ndotur në Europë dhe se ndonëse taksat e qytetarëve paguajnë naftën e makinave që mbledhin plehrat dhe Inceneratorin e Tiranës, ata përsëri nuk punojnë. 

Balliu akuzoi kryebashkiakun Erion Veliaj se mban për vete buxhetin e bashkisë dhe jo për të mbajtur pastër qytetin dhe sipas tij, për të shmangur sëmundjet kancerogjene.

"Të nderuar miq ditën e djeshme vetëm në rrugën e Kavajës, nuk gjeta një kosh plerash të pastruar. Ka rëndësi ta themi sepse ne paguajm 2.4 milion euro naftën e atyre makinave që supozohet të marrin mbetjet ndërkohë kazanat janë plot. Ne paguajmë 80 mijë euro në ditë për inceneratorin që nuk ekziston që supozohet ti mbledh e ti djegë këto plera.

Kjo bashki ka 500 milionë euro në vit buxhet, të gjitha këto para janë taksat që pajnë qytetarët dhe nuk kemi asgjën minimale që kazanat e plerave të pastrohen. Në cdo vend të botës, bashkohen në luftë kundër sëmundjeve të rrezikshme sic është kanceri, ne Tiranë kanceri nuk gjen kundërshtarë por gjen aleatë.

Aleati i kancerit është Veliaj sepse ndotja e një qyteti, mbeturinat në cdo cep edhe në krah të spitaleve mjafton të shikoni kazanat janë të mbushura plot e përplot. Kjo ndodh sepse paratë e qytetarëve futen në xhepin e Erion Veliajt dhe shkon nga shitja e fiqve në 1 miliard lek. Nëse do të kishte drejtësi në Shqipëri pyetja e parë do të ishte ku shkojnë paratë. Nuk ka raport ndërkombëtarë që nuk e nxjer që në Shqipëri po rriten rastet me kancer.", u shpreh Balliu.

klevis balliu protesta para bashkise se tiranes

Sondazh

Poll