VIDEO/ Rama ndan pamje nga kantieri i punës: Hapet traseja e rrugës nga pika kufitare me Malin e Zi deri në Zogaj!
Rama thekson se po punohet me ritme të shpejta dhe se aktualisht është hapur traseja e rrugës nga pika kufitare deri në Zogaj.
4 Dhjetor 2024, 11:00Nga N.F
Pamje nga punimet
TIRANË- Kryeministri, Edi Rama përmes një postimi në "Facebook" ka ndarë pamje nga kantieri i punës në rrugën Shirokë-Zogaj. Rama thekson se po punohet me ritme të shpejta dhe se aktualisht është hapur traseja e rrugës nga pika kufitare deri në Zogaj.
Ai shton se pjesa e fundit e rrugës Shirokë-Zogaj-pikë e re kufitare me Malin e Zi kalon mbi fshatin Zogaj ndërsa theksoi se ajo hapet praktikisht si rrugë e re mbi një shteg ekzistues. Rama shkruan se i gjithë segmenti nga Shiroka në vazhdim do të ketë edhe trotuar dhe korsi biçikletash.
Postimi i Ramës:
Në kantierin e punës në rrugën Shirokë-Zogaj, po punohet me ritme të shpejta, ku aktualisht është hapur traseja e rrugës nga pika kufitare deri në Zogaj.
Pjesa e fundit e rrugës Shirokë-Zogaj-pikë e re kufitare me Malin e Zi kalon mbi fshatin Zogaj, por hapet praktikisht si rrugë e re mbi një shteg ekzistues, ndërkohë që i gjithë segmenti nga Shiroka në vazhdim do të ketë edhe trotuar dhe korsi biçikletash.