Politike

"K’cimi i Tropojës" pjesë e UNESCO, Rama: Progres në shpëtimin, rilindjen e promovimin e vlerave të kësaj trashëgimie

Pas vlerësimit pozitiv nga Organizmi i Vlerësimit të UNESCO-s, gjatë sesionit të 19-të të Komitetit Ndërqeveritar për Ruajtjen e Trashëgimisë Kulturore Jomateriale, në Asuncion, Paraguaj, “K’cimi i Tropojës” është tashmë pjesë e Listës Përfaqësuese të Trashëgimisë Kulturore Jomateriale të Njerëzimit.

4 Dhjetor 2024, 08:44 Nga r.ll
"K’cimi i Tropojës" pjesë e UNESCO, Rama: Progres
foto ilustruese

TIRANË- Kryeministri Edi Rama, ditën e sotme ka reaguar për përfshirjen e “K’cimi i Tropojës” në Listën Përfaqësuese të Trashëgimisë Kulturore Jomateriale të Njerëzimit në UNESCO. Bashkangjitur një videoje të postuar në rrjetet sociale, Rama shkruan se kjo tregon progres në rilindjen e promovimin e vlerave të trashëgimisë.

“MIRËMËNGJES dhe me lajmin e bukur se “K’cimi i Tropojës” shpallet zyrtarisht pjesë e Listës Përfaqësuese të Trashëgimisë Kulturore Jomateriale të Njerëzimit në UNESCO, si edhe me kënaqësinë e progresit të kësaj dekade për shpëtimin, rilindjen e promovimin e vlerave të kësaj trashëgimie deri dje të braktisur nën pluhurin e harresës, ju uroj një ditë të mbarë.”, shkruan Rama.

"K’cimi i Tropojës" pjesë e UNESCO, Rama: Progres
postimi i rames

Pas vlerësimit pozitiv nga Organizmi i Vlerësimit të UNESCO-s, gjatë sesionit të 19-të të Komitetit Ndërqeveritar për Ruajtjen e Trashëgimisë Kulturore Jomateriale, në Asuncion, Paraguaj, “K’cimi i Tropojës” është tashmë pjesë e Listës Përfaqësuese të Trashëgimisë Kulturore Jomateriale të Njerëzimit.

edi rama

Sondazh

Poll