Politike

Nën akuzë nga SPAK, Dogjani: Nëse je hajdut nuk shkon në SPAK, ka vendim politik ndaj meje

Asllani tha se gjithçka bëhet pas denoncimeve të tija të shumta publike ndaj mazhorancës dhe sistemit të drejtësisë sot në Shqipëri.

3 Dhjetor 2024, 22:46 Nga M.B
Nën akuzë nga SPAK, Dogjani: Nëse je hajdut nuk shkon në
Asllan Dogjani

TIRANA- Pasi u mësua se SPAK ka dorëzuar në GJKKO dosjen tij si i akuzuar për mos deklarim dhe fshehje të pasurisë, deputetit demokrat Asllan Dogjani sqaroi jo vetëm hetimet, por edhe arsyet që fshihen pas tyre. I ftuar në studion e emisionit “Ora e Betit” në “Ora News”, Asllani tha se gjithçka bëhet pas denoncimeve të tija të shumta publike ndaj mazhorancës dhe sistemit të drejtësisë sot në Shqipëri. Ai shtoi se duhet të jesh hajdut që të mos shkosh në SPAK. 

“Në SPAK ata që janë hajdutë nuk shkojnë. Pra duhet të jesh hajdut që të mos shkosh te SPAK-u. Kjo tregon që nuk jam hajdut, prandaj më çojnë tek SPAK-u. Por këtu është e qartë që ka një orientim ndaj meje nga qeveria, me synim për të na bërë pis edhe ne që nuk jemi bërë pis asnjëherë. Ka vendim politik, sepse kam guxuar të reagoj për interesin publik dhe një pronë publike.

Përpara pallatit tonë, ish-ndërtuesi në vitin 2006 nëpërmjet një të moshuari e ka paraqitur sikur jeton atje dhe e ka paraqitur se mban veglat atje dhe e ka legalizuar në 2020-ën dhe më pas ia ka kaluar djalit të tij. Pra, pronën publike, ish-kopështi publik me 250 metra katror tokë, dhe jo vetëm kaq por na ka zënë dhe derën e pallatit”, tha Dogjani.

asllan dogjani

Sondazh

Poll