Aktualitet

Qëlloi me armë në drejtim të një lokali disa muaj më parë, arrestohet në Fushë Kuqe 33-vjeçari i shpallur në kërkim (EMRI)

Gjykata e Lezhës i kishte caktuar 33-vjeçarit masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”, mbetur në tentativë dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

27 Nëntor 2024, 16:15 Nga r.ll
Qëlloi me armë në drejtim të një lokali disa muaj
foto ilustruese

KURBIN- Një 33-vjeçar i shpallur në kërkim dhe i cilësuar si person me rrezikshmëri shoqërore është arrestuar në Fushë Kuqe. Gentjan Markaj, u vu në pranga, pasi më 31 korrik të këtij viti ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të një lokalit për motive të dobëta.

Gjykata e Lezhës i kishte caktuar 33-vjeçarit masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”, mbetur në tentativë dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

NJOFTIMI I POLICISË: 

Finalizohet nga Komisariati i Policisë Kurbin, operacioni policor i koduar “Escape”, për kapjen e një shtetasi me rrezikshmëri shoqërore, që ishte shpallur në kërkim.

Gjatë operacionit u kap në Fushë Kuqe dhe u vu në pranga shtetasi Gentjan Markaj, 33 vjeç, i cili dyshohet se më datë 31.07.2024, ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të lokalit të shtetasit F. S, për motive të dobëta.

Për këtë ngjarje, Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë i ka caktuar shtetasit G. M., masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”, mbetur në tentativë dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

gentjan markaj kurbin

Sondazh

Poll