Aktualitet

IMT evidentoi ndërtime pa leje në zonën turistike të Valbonës, procedohen në gjendje të lirë 4 persona

Inspektorët e IMT-së, në vijim të punës për  për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e rasteve të ndërtimit pa leje, kanë evidentuar 4 raste të tilla. 

27 Nëntor 2024, 13:59 Nga ZH.LL
IMT evidentoi ndërtime pa leje në zonën turistike të
Valbone

TROPOJË- Policia Tropojës ka proceduar në gjendje të lirë 4 banorë të cilët ndërtuan pa leje në zonën turistike të Valbonës. 

Inspektorët e IMT-së, në vijim të punës për  për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e rasteve të ndërtimit pa leje, kanë evidentuar 4 raste të tilla. 

Bëhet me dije, se në lidhje me këtë rast ka nisur procedimi për 4 persona: A. S., B. S., A. S., dhe V. S. Sipas bluve, mësohet se të katërt janë banues në fshatin Valbonë.

Ndërkohë, pritet zbardhje e plotë e rastit pasi Prokuroria Vendore ka marrë në ngarkim dosjen.

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Tropojë, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e rasteve të ndërtimit pa leje, veçanërisht në zonat e mbrojtura, si rezultat i kontrolleve dhe verifikimeve që kryhen vazhdimisht në terren, në bashkëpunim me inspektorët e IMT-së, kanë evidentuar 4 raste të ndërtimit pa leje”, theksohet në njoftimin zyrtar. 

 

tropoje imt 4 te proceduar

Sondazh

Poll