Aktualitet

EMRI/ Ky është 40-vjeçari shqiptar që u vra në Itali, dyshohet për ‘larje hesapesh’

Autoritetet italiane raportuan se ngjarja ndodhi pas një sherri në rrugë, teksa i plagosur ka mbetur dhe vëllai i viktimës, i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë, dyshohet se vrasja mund të ketë ndodhur për larje hesapesh.

27 Nëntor 2024, 13:06 Nga ZH.LL

EMRI/ Ky është 40-vjeçari shqiptar që u vra në Itali,

ITALIA- Van Koxha është 40-vjeçari shqiptar, i cili u vra mbrëmjen e 25 nëntorit në Itali. Ngjarja ndodhir në Marghera, në afërsi të stacionit të Mestres.

Autoritetet italiane raportuan se ngjarja ndodhi pas një sherri në rrugë, teksa i plagosur ka mbetur dhe vëllai i viktimës, i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë, dyshohet se vrasja mund të ketë ndodhur për larje hesapesh.

Siç u raportua në fillim nga mediat italiane, 40-vjeçari shqiptar është goditur disa herë me thikë, për pasojë ka humbur jetën.

Policia italiane po heton për vrasjen, sipas të cilëve ishte një larje hesapesh mes bandave që kontrollojnë lojërat me kuti, me të cilat mashtrohen çdo ditë sidomos turistët. Një “lojë” që fiton shuma të mëdha për ata që e kontrollojnë.

Dy shtetas moldavë janë arrestuar mbrëmjen e së hënës, njëri për vrasjen, tjetri për sherrin ku thuhet se kanë marrë pjesë tetë persona të tjerë. Hetuesit nuk kanë dyshime për identitetin e vrasësit, i cili gjithashtu u filmua nga kamerat e sigurisë. Një person u plagos gjithashtu në frontin e rivalëve të shqiptarit.

Sipas një rikonstruksioni fillestar, Koxha ishte bashkuar me vëllain e tij që jeton në Veneto. 40-vjeçari ishte larguar nga Porto Sant’Elpidio pas skadimit të masës së arrestit shtëpiak të dhënë nga gjyqtari hetues i gjykatës Fermo për çështje që lidhen me trafikun e drogës.

italia vritet shqiptari vankoxha

Sondazh

Poll