Aktualitet

Përgjimet e SKY ECC/ Vajza e gjyqtares Pajtime Fetahu bënte lidhjen me Suel Çelën, Megi Fetah pedagoge në Universitetin e Elbasanit

Por në përgjimet e SKY ECC, shihen dhe shumë episode ku, lidhjet mes anëtarëve të grupit të Çelës dhe gjyqtares Pajtime Fetahu, i bënte vajza e kësaj të fundit Megi Fetah. 

27 Nëntor 2024, 13:40 Nga I.A
Përgjimet e SKY ECC/ Vajza e gjyqtares Pajtime Fetahu bënte lidhjen me
Universiteti i Elbasanit

TIRANË- Zbërthimi i përgjimeve të SKY ECC ka nxjerr në dritë shumë vepra të grupit kriminal të Suel Çelës në Elbasan. Përveç tentativave për vrasje, kalimet e drogës nga Amerika Latine dhe pazaret mes grupit, kanë dalë dhe tentakulat që ky grup ka shtrirë të sistemin e drejtësinë dhe politikës në vend.

Një nga lidhjet e forta që grupi kishte, ishte me gjyqtaren e Elbasanit Pajtime Fetahu, e cila ka shkelur shumë herë ligjin duke dhënë vendime në favor të grupit të Çelës. Por në përgjimet e SKY ECC, shihen dhe shumë episode ku, lidhjet mes anëtarëve të grupit të Çelës dhe gjyqtares Pajtime Fetahu, i bënte vajza e kësaj të fundit Megi Fetah. 

Në përgjime shihen bisedat e kësaj të fundit me vetë Suel Çelën, për ndere dhe favore. Ndërkohë që vetë Megi Fetah është pedagoge në Universitetin e Elbasanit. Siç shihet dhe në faqen zyrtare të Universitetit në ëebsite, Megi Fetah është pedagoge në Fakultetin e Ekonomisë. 

Përgjimet e SKY ECC/ Vajza e gjyqtares Pajtime Fetahu bënte lidhjen me

Dosja.al po publikon dosjen hetimore te SPAK për Suel Çelën, por nuk merr përsipër vërtetësinë e bisedave e përgjimeve dhe rrethanat në këtë dosje dhe as nuk komenton dosjen hetimore. Po e publikojmë dosjen për transparencë të publikut dhe në fund kur te zbardhet ngjarja e plotë do të kemi një shënim redaksional.
 

megi fetah pajtime fetahu

Sondazh

Poll