Aktualitet

Gjykata e Posaçme lë në fuqi masat për grupin e Suel Çelës, ndryshon vetëm për avokaten

Operacioni i SPAK që kishte në fokus goditjen e organizatës kriminale me në krye Suel Çelën, ka çuar në pranga e nën hetim disa persona.

27 Nëntor 2024, 13:56 Nga M.B
Gjykata e Posaçme lë në fuqi masat për grupin e Suel
Foto ilustruese

TIRANA- Gjykata e Posaçme lë në fuqi masat e sigurimit për të arrestuarit e grupit të Suel Çelës. GJKKO në fakt ka ndryshuar masën e sigurisë për avokaten Blerina Beqiri nga arrest në shtëpi ne detyrim paraqitje.

Në burg:

Mario Çela (arrestuar në Belgjikë)
Xhino Roka
Klaus Matishi
Sergei Hasanpapaj (arrestuar në Belgjikë)
Bruno Azizolli
Ledio Zabeli
Marsel Roka
Ado Xhika
Metin Mehja
Renato Hasani
Pajtime Fetahu
Dedan Gjoni
Bujar Shega (arrestuar në Itali)
Hajdar Lala

Në kërkim janë:

Suel Çela
Prekë Kodra
Fuad Verzivolli
Skënder Sufaj

Detyrim paraqitje:

Artan Hoxha
Elton Qyno
Blerina Beqiri (avokatja)

 

Operacioni i SPAK që kishte në fokus goditjen e organizatës kriminale me në krye Suel Çelën, ka çuar në pranga e nën hetim disa persona. Sipas SPAK, kjo organizatë kriminale, në fokusin e saj kishte kontrollin e territorit, kryesisht në Shqipërinë e Mesme, duke përdorur mekanizma të ndryshëm si dhe dhunë të vazhdueshme ndaj grupeve rivale kriminale. Në njoftim thuhet se organizata kriminale që drejtohej nga Suel Çela me qëllim kontrollin e territorit kishte si synim kryesor eleminimin fizik të anëtarëve të një grupi tjetër të strukturuar kriminal i cili vepronte po në qytetin e Elbasanit dhe që konsiderohej si kundërshtar i organizatës kriminale në fjalë.

Sipas Prokurorisë së Posaçme, i gjithë aktivitetit financohej nga paratë që përfitoheshin nga aktiviteti kriminal i trafikimit të lëndëve narkotike nga Amerika Latine drejt vendeve si: Gjermania, Mbretëria e Bashkuar, Italia, Belgjika dhe Holanda. SPAK sqaron se organizata kishte arritur të korruptonte funksionarë të policisë së shtetit si Dedan Gjoni dhe të sistemit gjyqësor Pajtime Fetahu të cilët duke shfrytëzuar pozicionin e tyre zyrtar e ndihmonin organizatën me informacione, duke ofruar gjithashtu lehtësira dhe ndikime në sistemin gjyqësor në këmbim të favoreve dhe përfitimeve materiale.

Bazuar në njoftimin e SPAK, mësohet se organizata kriminale kishte aftësi që të ndikonte dhe të korruptonte përfaqësues të sistemit të drejtësisë me qëllim që këta të fundit të lehtësonin pozitën e drejtuesit Suel Çela dhe anëtarëve të tjerë të organizatës në proceset penale në ngarkim të tyre. Për t’u theksuar, sipas SPAK, është aftësia e organizatës që të ndikojë tek trupa gjyqësore me qëllim që të rëndohej pozita apo masa e dënimit që do te jepej në ngarkim të anëtarëve të grupit kriminal që konsideroheshin si kundërshtarë të tyre.

Sipas SPAK, Çela ka synuar të manipulojë perceptimin publik, duke i paraqitur rivalët e tij si të paprekshëm për shkak të lidhjeve të dyshuara që ata mund të kenë me politikën. Trysnia për hetime pasurore në kuadër të OFL-së, thekson SPAK, dhe nxitja e mediave për të marrë dëshmi nga individë që mund të inkriminojnë rivalët e tij do të krijonin, sipas tij, në opinionin publik perceptimin se këta rivalë, për shkak të lidhjeve të dyshuara politike, janë bërë “të paprekshëm”. Në komunikatën e SPAK shkruhet se kjo strategji, e cila përfshin manipulimin e informacionit dhe ndikimin në opinionin publik, jo vetëm që do të rriste pozitat e tij, dhe në të njëjten kohë do të dëmtonte interesat e rivalëve.

gjkko

Sondazh

Poll