Aktualitet

Në kërkim për prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike, arrestohet 22-vjeçari në Vlorë

Gjithashtu i riu ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë e ka dënuar me 20 muaj burgim, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

27 Nëntor 2024, 15:16 Nga E. D
Në kërkim për prodhim dhe shitje të lëndëve
foto ilustruese

VLORË- Një 22-vjeçar është arrestuar në Vlorë, pasi pasi rezulton i dënuar me 20 muaj burgim për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. Gjithashtu i riu ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë e ka dënuar me 20 muaj burgim, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. Po ashtu materialet procedurale i kaluan Prokurorive, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i Policisë:

Kapet dhe vihet në pranga një 22-vjeçar në kërkim, i dënuar me 20 muaj burgim për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. Specialistët e Sektorit për Hetimin e Narkotikëve dhe shërbimet e Forcës Operacionale, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative mbi vendndodhjen e një shtetasi në kërkim, kanë intensifikuar kontrollet për kapjen dhe vënien e tij përpara përgjegjësisë ligjore. Si rezultat i kontrolleve, u bë e mundur kapja dhe ndalimi i shtetasit D. M., 22 vjeç, banues në Vlorë.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë e ka dënuar me 20 muaj burgim, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. Materialet procedurale i kaluan Prokurorive, për veprime të mëtejshme.

policia e vlores

Sondazh

Poll