Aktualitet

Vrasja e Martin Canit/ Jo vetëm në Tiranë, protestë edhe në Lezhë! Protestuesit: Kërkojmë siguri në shkolla

Qytetarët, të frikësuar për jetën e fëmijëve të tyre, ngritën zërin dhe kërkuan një sistem arsimor që kujdeset dhe reflekton, teksa kërkojnë nga sistemi arsimor, një të ardhme të drejtë dhe gjithëpërfshirëse.

27 Nëntor 2024, 13:20 Nga ZH.LL
Vrasja e Martin Canit/ Jo vetëm në Tiranë, protestë edhe
protesta ne Lezhe

LEZHË- Lezha po proteston sot pas vrasjes së 14-vjeçarit, Martin Cani. Jo vetëm në Tiranë, qytetarët në Lezhë gjithashtu janë ngritur sot në protestë duke kërkuar siguri në shkolla për fëmijët e tyre. Protestuesit u mblodhën në Sheshin pranë Obeliskun në Lezhë. 

Qytetarët, të frikësuar për jetën e fëmijëve të tyre, ngritën zërin dhe kërkuan një sistem arsimor që kujdeset dhe reflekton, teksa kërkojnë nga sistemi arsimor, një të ardhme të drejtë dhe gjithëpërfshirëse.

Në protestë morën pjesë edhe nxënës të shkollave, të cilët para mediave shprehën disa nga problematikat me të cilat përballen çdo ditë në shkollat e tyre. Përveç sigurisë, që përbën kërkesën kryesore, ata akohen edhe për mosfunksionimin e psikologut. 

Kjo protestë është një formë reagimi nga qytetarët të cilën janë të prekur dhe të tronditur nga ngjarja tragjike në Tiranë, ku humbi jetën i mituri, Martin Cani.

lezhe proteste siguria ne shkolla

Sondazh

Poll