Aktualitet

Sherr në një gjimnaz në Tepelenë, policia procedon penalisht 2 prej tyre

Dy të rinjtë, Sh. Zh., 22-vjeç dhe A. D., 20-vjeç, janë konfliktuar me 4 nxënës të një gjimnazi. Sipas njoftimit të policisë, konflikti dyshohet të ketë ndodhur për motive të dobëta. 

27 Nëntor 2024, 13:33 Nga ZH.LL
Sherr në një gjimnaz në Tepelenë, policia procedon penalisht
foto ilustruese

TEPELENË- Një tjetër konflikt mes nxënësve është regjistruar në Tepelenë, teksa dy të rinj janë proceduar penalisht. Mësohet se ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme, në afërsi të një gjimnazi.

Dy të rinjtë, Sh. Zh., 22-vjeç dhe A. D., 20-vjeç, janë konfliktuar me 4 nxënës të një gjimnazi. Sipas njoftimit të policisë, konflikti dyshohet të ketë ndodhur për motive të dobëta. 

“Komisariati i Policisë Tepelenë referoi materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasit Sh. Zh., 22 vjeç dhe A. D., 20 vjeç, të dy banues në Tepelenë, pasi ditën e djeshme, në afërsi të një gjimnazi në Tepelenë, janë konfliktuar fizikisht me katër nxënës të këtij gjimnazi, për motive të dobëta. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.”, thuhet në njoftimin e policisë.

policia tepelene sherr gjimnaz

Sondazh

Poll