Bota

Anulimi i takimit Kurti-Thaçi/ Thirrja e presidentit: Të mos vonohet formimi i Qeverisë së re

27 Dhjetor 2019, 14:24 Nga DOSJA
Anulimi i takimit Kurti-Thaçi/ Thirrja e presidentit: Të mos vonohet

KOSOVË- Albin Kurti nuk do të marrë sot mandatin nga presidenti Hashim Thaçi për formimin e Qeverisë së re. Lëvizja Vetëvendosje u ka shpërndarë mediave në Kosovë një njoftim ku thuhet se Kurti ndodhet jashtë Prishtinës dhe e ka të pamundur të takohet me Presidentin.

Lidhur me këtë ka reaguar edhe presidenti Hashim Thaçi, i cili shkruan se: “Dje, Parlamenti i Kosovës u konstituua me zgjedhjen e një kryetari të ri dhe kryesinë e tij. Ndërsa pranova urgjencën për të formuar qeverinë e re dhe në përputhje me Kushtetutën, sot e ftova zotin Kurti të propozojë kandidatin për kryeministër.

Ai nuk është paraqitur në zyrën time siç pritej. Sidoqoftë, një ftesë e re do të pasojë me shpejtësi. Unë përsëri u bëj thirrje të gjithëve të tregojnë udhëheqje dhe të mos vonojnë formimin e Qeverisë së re të Republikës së #Kosovës. Populli dhe aleatët tanë presin më shumë udhëheqje“.

Theksojmë se Albin Kurti ende nuk i ka 61 votat për të formuar qeverinë e re të Kosovës. Për negociatat me Lëvizjen Vetëvendosje, kreu i LDK-në Isa Mustafa është shprehur për këtë çëshjte se ende ka hapësirë për marrëveshje. Mesditën e djeshme, kreu i LDK-së, Isa Mustafa i ka bëri ofertë të fundit Albin Kurtit, ku kërkoi 5 ministri nga kabineti dhe presidentin.  

Më pas Mustafa, iu përgjigj video-mesazhit të Albin Kurti, i cili shprehej optimist se nesër Kosova mund të kishte qeverinë e re. Ai deklaroi është gati për t’u ulur sërish me Vetëvendosjen në tavolinë e të nënshkrujanë marrëveshjen, pasi për të negociatat nuk kanë dështuar. Mes këtyre dy partive, Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike të Kosovës vijojnë  negociatat, por ende nuk është  gjetur gjuha e përbashkët. Nuk dihet ende se çfarë do ndodhë në vijim.

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

rajoni rajoni albin kurti ftesa e thacit per kurtin hashimthaci qeveria e re ne kosove albin kurti ftesa e thacit per kurtin hashimthaci qeveria e re ne kosove

Sondazh

Poll