Politike

"Nuk ndalemi!" U shoqëruan në komisariat, deputetja e PD: Lirohen 21 protestuesit nga Lezha e Shkodra

Metaliaj shkruan se protestuesit ishin shoqëruar në komisariatin nr.6, teksa e cilëson ndalimin e tyre të paligjshëm.

27 Nëntor 2024, 08:45 Nga M.B
"Nuk ndalemi!" U shoqëruan në komisariat, deputetja e PD:
Foto nga protesta

TIRANA- Deputetja e Partisë Demokratike Lindita Metaliaj ka bërë një postim në rrjetet sociale ku thotë se 21 protestues nga Lezha dhe Shkodra janë liruar pasi u ndaluan mbrëmjen e shkuar. Metaliaj shkruan se protestuesit ishin shoqëruar në komisariatin nr.6, teksa e cilëson ndalimin e tyre të paligjshëm. Sipas saj protesta është një e drejtë kushtetuese.

“Sapo u liruan 21 protestuesit nga Lezha dhe Shkodra që u ndaluan dhe u shoqëruan në Komisariatin nr. 6 .
Ndalim i paligjshëm, dhe antikushtetues në shkelje flagrante të të drejtave dhe lirive themelore!
Protesta dhe tubimi është një e drejtë kushtetuese e pamohueshme që garantohet dhe mbrohet nga legjislacioni shqiptar!
Ne nuk ndalemi! Është radha jonë”, shkruan Metaliaj.

"Nuk ndalemi!" U shoqëruan në komisariat, deputetja e PD:

protesta e opozites

Sondazh

Poll