Politike

 "Policia po ushtron dhunë ndaj protestuesve"/ Çupi: Opozita nuk mund të ulë kokën ndaj pushtetit të Edi Ramës

Më tej Çupi tha se një zonjë 80-vjeçare ra përtokë nga sulmi i policisë dhe nuk ngrihej dot.

26 Nëntor 2024, 19:14 Nga E. D
 "Policia po ushtron dhunë ndaj
Dhurata Çupi

TIRANË- Deputetja e PD Dhurata Çupi, është shprehur se opozita është në të drejtën e saj për të protestuar. Gjithashtu Çupi deklaroi se policia ka bërë presion dhe ka përdorur gaz lotsjellës. Më tej Çupi tha se një zonjë 80-vjeçare ra përtokë nga sulmi i policisë dhe nuk ngrihej dot. Po ashtu ajo tha se kanë thirrur ambulancën por nuk ka shkuar. 

“Jemi në të drejtën tonë të protestojmë. Në protestë kishte deputetë, qytetarë të thjeshtë, nuk provokuam fare policinë. Policia bëri presion dhe përdori gaz lotsjellës. Një zonjë 80-vjeçare ra përtokë nga sulmi i policisë dhe nuk ngrihej dot. Ne thirrëm ambulancën dhe ambulanca nuk erdhi. Është ajo polici, që ka të njëjtat vuajtje si ne. Kushtetuta njeh të drejtën e protestës, opozita nuk mund të ulë kokën ndaj pushtetit të Edi Ramës, pasi kjo polici është politike”, deklaroi Çupi.

protesta e opozites 26 nentor 2024 dhurata Çupi

Sondazh

Poll