Politike

"Tirana në duart e qytetarëve"/ Berisha: Dhjetëra e mijëra qytetarë sonte triumfuan në mosbindje civile!

Berisha përmes një postimi në Facebook shpreh mirënjohje dhe nderim për të gjithë ata që organizuan dhe morën pjesë në mosbindje madhështore. 

26 Nëntor 2024, 21:49 Nga E. D
"Tirana në duart e qytetarëve"/  Berisha: Dhjetëra e
pamje nga protesta

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka reaguar në lidhje me mosbindjes e sotme civile të opozitës. Berisha përmes një postimi në Facebook shpreh mirënjohje dhe nderim për të gjithë ata që organizuan dhe morën pjesë në mosbindje madhështore. 

Postimi i plotë:

Triumf i vërtetë! Dhjetëra e mijëra qytetarë sonte triumfuan në mosbindje civile. Tirana në duart e qytetarëve! Nderim dhjetëra e mijëra opozitarëve, që me mosbindjen e tyre civile ua kthyen Tiranën qytetarëve dhe lemeritën narkoregjimin e urryer të Edi Ramës. Mirënjohje dhe nderim të gjithë atyre që organizuan dhe morën pjesë në këtë mosbindje madhështore. Është radha jonë! Është radha jonë! Është radha jonë! Fitore! #sb

"Tirana në duart e qytetarëve"/  Berisha: Dhjetëra e

sali berisha

Sondazh

Poll