Politike

Mosbindja civile e opozitës/ Policia shoqëron disa persona në komisariat, mes tyre zyrtarë të degës nr.5 të PD në Tiranë (EMRAT)

Ende nuk ka një numër të saktë por mësohet se ka pasur edhe shoqërime të protestuesve. 

26 Nëntor 2024, 20:28 Nga r.ll
Mosbindja civile e opozitës/ Policia shoqëron disa persona në
pamje nga shoqërimi i fatmir myrtes

TIRANË- Pas tre orësh mosbindje civile dhe përplasje të ashpër mes përfaqësuesve të PD-së dhe protestuesve me policinë, kjo e fundit vijon me shoqërimet në komisariate.

Siç e raportuam edhe më herët, drejtuesi i degës së PD-së në njësinë nr.5, Fatmir Myrta u shoqërua nga policia te "Sheshi Willson". Bashkë me Myrtën është shoqëruar edhe djali i tij në komisariatin nr.2 në kryeqytet. Gjithashtu janë shoqëruar edhe dy zyrtaret demokrate të degës nr.5 në Tiranë, të cilat janë Linda Alushi dhe Elisabeta Skrapari.

Zyrah Kola, 70 vjeç, kryetar i grup seksionit 9, dega nr.5 e Partisë Demokratike në Tiranë, është shoqërua po ashtu bashkë me të sipërpërmendurit. Ende nuk ka një numër të saktë por mësohet se ka pasur edhe shoqërime të protestuesve. 

protesta e opozitës ne tirane

Sondazh

Poll