Politike

Rezoluta e PPE për Shqipërinë/ Gjekmarkaj: Këmbanë për zgjimin e opozitës

Gjekmarkaj i ftuar në emisionin “Open” në News24 u shpreh se rezoluta ndër të tjera është një kambanë për zgjimin e opozitës.

26 Nëntor 2024, 22:52 Nga E. D
Rezoluta e PPE për Shqipërinë/ Gjekmarkaj: Këmbanë
Agron Gjekmarkaj

TIRANË- Nënkryetari i PD Agron Gjekmarkaj tha se PPE është grupi më i madh politik në Parlamentin Europian dhe ka mbështetur kritikat e Partisë Demokratike për gjendjen në vendin tonë. Gjekmarkaj i ftuar në emisionin “Open” në News24 u shpreh se rezoluta ndër të tjera është një kambanë për zgjimin e opozitës.

"Partitë Popullore janë partitë kryesore që i kanë dhënë Europës demokracinë, me të cilën mburret kontinenti. PPE ka konfirmuar shqetësimet e PD, duke folur për persekutimin politik të lidershipit opozitar. Rezoluta është kambanë zgjimi për opozitën. Ne presim që institucionet europiane të jenë monitoruese ndaj Shqipërisë. PPE ka kuptuar se shqetësimet e PD për vendin tonë janë reale," tha Gjekmarkaj. 

agron gjekmarkaj ppe

Sondazh

Poll