Politike

"Kanë hematoma"! Vokshi: Gratë i kanë rrëmbyer dhunshëm në furgon dhe i kanë çuar në komisariat

Vokshi në një lidhje direkte me studion e “Debat”, në A2 CNN, tha se shefi i komisariatit i ka thënë se zonjat janë ndaluar se kanë bllokuar rrugën, por kjo nuk është e vërtetë se protesta ishte paralajmëruar. 

26 Nëntor 2024, 22:33 Nga E. D
"Kanë hematoma"! Vokshi: Gratë i kanë
pamje nga protesta

TIRANË- Deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi, ka denoncuar 'rëmbimin' e dhunshëm të grave protestuese nga Policia për t’i dërguar në Komisariat. Vokshi në një lidhje direkte me studion e “Debat”, në A2 CNN, tha se shefi i komisariatit i ka thënë se zonjat janë ndaluar se kanë bllokuar rrugën, por kjo nuk është e vërtetë se protesta ishte paralajmëruar. Gjithashtu Vokshi shprehet se zonjat kanë hematoma. 

“Këtu janë të shoqëruar 10 protestues, mes tyre 4 zonja. Të gjithë janë marrë në mënyrë të dhunshme, në shkelje të procedurave e ligjit. Zonjat kanë qenë në protestën e njoftuar sipas ligjit, te sheshi Wilson. Pasi policia e shpërndau në mënyrë të dhunshme protestën, zonjat po ktheheshin në shtëpi sepse njëra prej tyre ishte me probleme shëndetësore. Furgoni i policisë ka ndaluar dhe një burrë i veshur civil i ka futur në furgon në mënyrë të dhunshme, pa i treguar të drejtat e tyre. Zonjat kanë hematoma”, tha Vokshi. 

albana vokshi protesta e opozites

Sondazh

Poll