Politike

Protesta e opozitës/ Gjekmarkaj: U provokuam nga policia, pati dhunë joproporcionale

Gjithashtu Gjekmarkaj tha se segmente të shoqërisë, madje edhe qytetarë që nuk janë anëtarë të PD-së, iu bashkuan protestën, bllokuan rrugën, për të zhbllokuar rotacionin politik në Shqipëri.

26 Nëntor 2024, 21:16 Nga E. D
Protesta e opozitës/ Gjekmarkaj: U provokuam nga policia, pati dhunë
Agron Gjekmarkaj

TIRANË- Nënkryetari i PD-së, Agron Gjekmarkaj i ka drejtuar një thirrje Komisariatit nr6 të Policisë së Tiranës që të sillet si pjesë e Policisë së Shtetit dhe jo si një falangë kriminale. Gjekmarkaj i ftuar në emisionin “Open” në News24 tha se shtyrjet nga ana e policisë ishin të forta, veçanërisht për gratë dhe të moshuarit.

Gjithashtu Gjekmarkaj tha se segmente të shoqërisë, madje edhe qytetarë që nuk janë anëtarë të PD-së, iu bashkuan protestën, bllokuan rrugën, për të zhbllokuar rotacionin politik në Shqipëri. Po ashtu ai tha se policia shtyu edhe deputetët.

“Po arrestohen protestuesit paqësorë, përfshi edhe kryetarin e degës së PD-së së Lezhës, Gjin Gjoni. Ne u provokuam nga policia, pati dhunë joproporcionale. Hodhën ujë me spec, gaz lotsjellës, ndaj protestuesve, përfshi edhe ndaj të moshuarve. Kjo polici po sillet si ajo e Adil Çarçanit në 1991," tha Gjekmarkaj. 

agron gjekmarkaj

Sondazh

Poll