Politike

Mosbindja civile e ka bërë opozitën më të besueshme te qytetarët? Gjekmarkaj: Shoqëria ka topitje, ndjen presionin

I pyetur për arrestimin e Fatos Nanos në 1993, kohë kur ishte lider i opozitës së asaj kohe, Gjekmarkaj tha se Shqipëria e pagoi koston e këtij arrestimi në 1997.

26 Nëntor 2024, 21:32 Nga E. D
Mosbindja civile e ka bërë opozitën më të besueshme te
Agron Gjekmarkaj

TIRANË- Nënkryetari i PD-së, Agron Gjekmarkaj tha se jemi në vitin e 12 që Edi Rama është në qeveri, ndërsa dy drejtuesit e forcave opozitare janë të arrestuar. Gjekmarkaj i ftuar në emisionin “Open” në News24 u shpreh se opozita ende ka një legalitet ndërkombëtar që nuk është e lehtë ta cënosh. 

Gjithashtu ai tha se shoqëria ka një topitje dhe ndjen presionin e pushtetit. I pyetur për arrestimin e Fatos Nanos në 1993, kohë kur ishte lider i opozitës së asaj kohe, Gjekmarkaj tha se Shqipëria e pagoi koston e këtij arrestimi në 1997.

“Shoqëria ka një topitje, ndjen presionin e pushtetit, kemi një auto-censurë nga shoqëria, e cila ndjehet e kontrolluar. Opozita ende ka një legalitet ndërkombëtar që nuk është e lehtë ta cënosh, ka një imunitet, dhe është pikërisht ajo që mund të bëjë protestën dhe të ftojë qytetarët, jo thjesht për opozitën, por për qytetarët në rradhë të parë”, tha Gjekmarkaj.

agron gjekmarkaj protesta e pozites

Sondazh

Poll