Politike

"Policia është në shërbim të krimit dhe kundër qytetarëve", Bardhi: Protestën e çuam deri në fund, tani do t'i bindemi vullnetit të qytetarëve

Bardhi tha se protesta ka qenë paqësore dhe e ligjshme, pasi sipas tij policia ishte njoftuar.

26 Nëntor 2024, 19:26 Nga r.ll

"Policia është në shërbim të krimit dhe

TIRANË- Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi i është bashkuar pak më herët protestës te bashkia e Tiranës, ndërsa ka dhënë edhe një tjetër deklaratë për mediat. 

Bardhi tha se protesta ka qenë paqësore dhe e ligjshme, pasi sipas tij policia ishte njoftuar. Pavarësisht kësaj, ai thotë se efektivët sërish kanë ushtruar dhunë ndaj protestuesve. Bardhi ka hedhur akuza ndaj policisë se është në shërbim të krimit dhe kundër qytetarëve. Ai tha se hapat e radhës të mosbindjes civile do të njoftohen në vijim. 

“Protesta e qytetarëve ka qenë e transmetuar live, ka qenë paqësore, e ligjshme sepse policia ishte njoftuar. Pa asnjë shkak policia vendosi të dhunonte protestuesit. Ka përdorur të gjitha mjetet e mundshme që përdoren në protestat e dhunshme, ndërkohë që kjo nuk ishte një protestë e dhunshme. Nëse do kishim këta agresivitetet ndaj krimit të organizuar, nëse do ishin në Elbasan do kishin ekzekutuar të gjitha urdhër arrestet e lëshuara nga SPAK.

Policia është në shërbim të krimit dhe kundër qytetarëve. Jemi drejt një shteti që nuk njeh ligj dhe kushtetutë dhe zbaton urdhra të kundërligjshme. Ne protestën e çuam deri në fund. Tani do ti bindemi vullnetit të qytetarëve për aq sa është e nevojshme. Siç kemi thënë hapat tona do ti bëjmë rast pas rasti dhe media do të jetë e para që do ti marrë vesh”, tha Bardhi per News24.

gazment bardhi

Sondazh

Poll