Politike

"Kjo është polici politike", Noka: Krimineli Sokol Bizhga ka urdhëruar dhunën ndaj opozitës

Ai akuzoi drejtuesit e policisë se janë emëruar nga krimi i organizuar dhe se janë të njëjtët që kanë vjedhur votat.

26 Nëntor 2024, 19:07 Nga r.ll
"Kjo është polici politike", Noka: Krimineli Sokol Bizhga ka
flamur noka

TIRANË- Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Flamur Noka ka akuzuar zëvendësdrejtorin e Policisë së Tiranës, Sokol Bizhgën se ka urdhëruar dhunën ndaj opozitës. 

Noka tha se policia nuk ka asnjë të drejtë të japë apo jo leje për zhvillimin e protestës por ka detyrim të garantojë rendin dhe sigurinë publike. Ai akuzoi drejtuesit e policisë se janë emëruar nga krimi i organizuar dhe se janë të njëjtët që kanë vjedhur votat.

"As ky birboja këtu, Sokol Bizhga, as Elton Allushi, as Shpataraku, janë të gjithë polici politike, polici e inkriminuar kundër opozitës. Fakti që ushtrojnë dhunë ndaj protestuesve paqësorë, tregon misionin politik të atyre horrave. Ne jemi në misionin, jemi në mosbindje civile.

Policia nuk ka asnjë të drejtë as të japë leje, as të mos japë leje, policia vetëm merr njoftim dhe ka detyrim të garantojë rendin dhe sigurinë publike. Kur ishim në bulevard, a ishin të bllokuara rrugët? Po kur Lali Vjedhësi e çmend TIranën që bllokon sheshet për ato makinat që tymosin? Merr masa kjo trupë horrash, kjo trupë banditësh. Pra, është polici politike.
Ja, këta vjedhin vota. Ai, Sokol kriminel Bizhga. Këto lloj fytyra urdhërojnë edhe dhunën ndaj opozitës, urdhërojnë edhe për të vjedhur vota. Ja këta janë. Por do e paguajnë një më një. Sokol Bizhga, Ilir Proda, Neritan Nallbati. Këto janë emra që i ka emëruar krimi i organizuar.", tha Noka. 

flamur noka sokol bizhga

Sondazh

Poll