Politike

"Po bllokojmë rrugën për të zhbllokuar rotacionin"/ Gjekmarkaj: Policia brutale me deputetët dhe qytetarët

Gjithashtu Gjekmarkaj theksoi se të gjithë shqiptarët janë të bindur që Shqipërisë i duhet mosbindja civile për të arritur qeverinë teknike dhe për të garantuar zgjedhje të lira dhe të ndershme.

26 Nëntor 2024, 18:57 Nga E. D
"Po bllokojmë rrugën për të zhbllokuar
Agron Gjekmarkaj

TIRANË- Nënkryetari i PD-së, Agron Gjekmarkaj është shprehur se Policia e Shtetit është treguar brutale duke dhunuar deputetët e opozitës dhe më shumë qytetarët. Gjithashtu Gjekmarkaj theksoi se të gjithë shqiptarët janë të bindur që Shqipërisë i duhet mosbindja civile për të arritur qeverinë teknike dhe për të garantuar zgjedhje të lira dhe të ndershme. Më tej ai tha se "zhbllokimi i rotacionit është zhbllokimi i standardeve, i demokracisë dhe ne jemi këtu për të bllokuar rrugën për të zhbllokuar rotacionit që është kaq i domosdoshëm". 

"Jam dëshmitar se si policia u tregua brutale me deputetët dhe me protestuesit. Një burrë i moshuar i cili i paralajmëroi për problemet e veta shëndetësore por u shty brutalisht dhe ishte në gjendje të vështirë shëndetësore por mobilizimi qytetar dhe dëshira për qëndresë është e madhe. Të gjithë janë të bindur që Shqipërisë i duhet mosbindja civile për të arritur qeverinë teknike për të garantuar zgjedhje të lirë dhe të ndershme.

U duhet pensionistëve të cilët jetojnë në kushtet e mjerimit, i duhet administratës e cila është në represion dhe i duhet të bëjë vota të emigrantëve për të mbajtur në këmbë qeverinë e Edi Ramës. I duhet popullit shqiptar pasi është bllokuar rotacioni dhe është një nga fatkeqësitë më të mëdha që i ka ndodhur këtij vendi që nga koha e komunizmit. Zhbllokimi i rotacionit është zhbllokimi i standardeve, i demokracisë dhe ne jemi këtu për të bllokuar rrugën për të zhbllokuar rotacionit që është kaq i domosdoshëm", tha Gjekmarkaj.

 

agron gjekmarkaj protesta e opozites 26 nentor 2024

Sondazh

Poll