Aktualitet

Bashkëpunonin me zyrtarë grekë për të shitur drogë/ Arrestohen 9 persona në Greqi, ‘koka’ e grupit ishte shqiptar

Mediat e huaja bëjnë të ditur se një zyrtar i Prefekturës së Greqisë Perëndimore, një shofer ambulance, një punonjës i Universitetit dhe një zjarrfikës, të gjithë shtetas grekë, bashkëpunon me katër shqiptarët dhe një grek për tregtinë e kokainës dhe marijuanës.

22 Nëntor 2024, 15:39 Nga E. D
Bashkëpunonin me zyrtarë grekë për të shitur
pamje nga vendngjarja

GREQI- Policia greke ka vënë në pranga nëntë perosona, mes tyre katër shqiptarë, pasi akuzohen për shpërndjarje të drogës. Mediat e huaja bëjnë të ditur se një zyrtar i Prefekturës së Greqisë Perëndimore, një shofer ambulance, një punonjës i Universitetit dhe një zjarrfikës, të gjithë shtetas grekë, bashkëpunon me katër shqiptarët dhe një grek për tregtinë e kokainës dhe marijuanës.

Gjithashtu drejtuesi i grupit kriminal ishte një 49 vjeçar shqiptar. Gjatë operacionit të policisë, u sekuestruan rreth 74 gram kokainë, rreth 144 gram marijuanë, 23 tableta Xanax, 10 tableta Lexotanil, 9 tableta Stedon, 1 grirëse marijuane, 7425 euro, 3 peshore elektronike, 1 pistoletë me ajër, 1 shufer metalike e palosshme, 12 celularë, karta SIM, 1 automjet dhe 3 motorrë.

Po ashtu dosja hetimore përmban edhe 30 persona të tjerë, mes të cilëve një polic, një tjetër zjarrfikës dhe dy zyrtarë të pushtetit lokal. Sipas policisë greke, grupi kriminal shiste lëndë narkotike me doza në Patra. Disa prej klientëve të tyre ishin zyrtarë publikë ndërsa në disa raste vendi i shitjes ishte kthyer Universiteti i Patrës për të shmangur kontrollet policore.

policia freke

Sondazh

Poll