Aktualitet

Reshjet e shiut dhe era e fortë shkaktojnë probleme në veri të vendit! Dëmtohen rrugët në Shkodër, ndërpritet energjia elektrike në disa zona në Malësi të Madhe dhe në Vaun e Dejes

Ndërkohë, segmenti Kir-Shosh u bllokua sepse një pjesë e rrëshqitjes së dheut dhe gurëve nga mali në rrugë duke bërë të pamundur lëvizjen e banorëve të Dukagjinit.

22 Nëntor 2024, 16:06 Nga M.B
Reshjet e shiut dhe era e fortë shkaktojnë probleme në veri
Foto ilustruese

SHKODRA- Moti i keq i shoqëruar nga reshje shiu dhe era e fortë me erë të fortë raportohet se ka izoluar disa fshatra në Dukagjin të Shkodrës pasi rruga lidhëse është bllokuar në dy segmente. Konkretisht bëhet me dije se aksi Prekal-Kir, u bllokua për shkak të rrëshqitjes së gurëve dhe dherave. 

Ndërkohë, segmenti Kir-Shosh u bllokua sepse një pjesë e rrëshqitjes së dheut dhe gurëve nga mali në rrugë duke bërë të pamundur lëvizjen e banorëve të Dukagjinit.

Gjithashtu mësohet se Bashkia Shkodër ka vënë në dijeni strukturat e emergjencave civile dhe firmën kontraktuese për menaxhimin e kësaj situate ndërkohë që i bën thirrje banorëve që të bëjnë kujdes në këtë segment rrugor.

Ndërkohë, në Bashkinë Malësi e Madhe probleme ka në zonën e Kelmendit dhe në disa fshatra të tjerë, me mungesë të energjisë elektrike.

Gjithashtu, në Vaun e Dejës, raportohet se ka mungesë të energjisë elektrike ne te gjitha fshatrat Hajmel, Vig Mnele, Temal dhe Shllak. Rrëshqitje dherash dhe probleme me rrugët rurale raportohen edhe në Pukë e Fushë Arrëz.

moti keq ne vend shkodra

Sondazh

Poll