Aktualitet

Moti i keq përfshin qarkun e Kukësit/ Reshjet e shiut dhe erërat e forta ndërpresin energjinë elektrike! Fierza në 'krizë' për ujë

Por sipas Komisionit të Mbrojtjes Civile, në këto zona nuk ka problemetika të tjera emergjente shëndetësore tek banorët. Mbrotja Civile njofton se subjektet kontraktore kanë vazhduar me punën e tyre për mbajtjen funksionale të rrugëve.

22 Nëntor 2024, 15:11 Nga ZH.LL

 

Moti i keq përfshin qarkun e Kukësit/ Reshjet e shiut dhe erërat
Liqeni i Fierzes

KUKËS- Moti i keq që ka përfshirë vendin tonë gjatë orëve të fundit ka shkaktuar problemtika kryesisht me energjinë në disa zona. Reshjet e shiut dhe erërat e forta kanë bërë që të ndërpritet energjia elektrike në disa fshatra të Kukësit, Hasit dhe Tropojës.

Por sipas Komisionit të Mbrojtjes Civile, në këto zona nuk ka problemetika të tjera emergjente shëndetësore tek banorët. Mbrotja Civile njofton se subjektet kontraktore kanë vazhduar me punën e tyre për mbajtjen funksionale të rrugëve. Kjo pasi të gjitha akset nacionale rrugore kanë qenë nën trysninë e rënies së gurëve dhe inerteve duke shkaktuar vështirësi në qarkullim.

Megjithatë, situata hidrike në liqenin e Fierzës nuk gjen përmisim pasi ka një rënie me të paktën 7 metra, krahasuar me mesin e tetorit ku niveli ishte 269 metra ndonëse prurjet ishin mininale 40 metra kub në sekondë. 

Hidrocentrali i Fierzës, nuk ka në punë asnjë turbine, nga katër gjithësej, për prodhimin e energjisë elektrike. Për të plotësuar nevojat e konsumit në një kohë kur liqeni i Fierzës po shkon drejt zbrazjes së plotë, energjia elektrike po sigurohet nga hidrocentralet e tjera dhe importi i saj.

kukes qarku kukes shiu dhe ererat probleme me energjine

Sondazh

Poll