Aktualitet

Mbante thikë me vete, procedohet penalisht 14-vjeçari në Tiranë

Mjeti prerës u sekuestrua nga policia në cilësinë e provës materiale. 

22 Nëntor 2024, 14:31 Nga r.ll
Mbante thikë me vete, procedohet penalisht 14-vjeçari në
foto ilustruese

TIRANË- Një 14-vjeçar është proceduar penalisht pasi gjatë kontrollit fizik iu gjet një thikë. Mjeti prerës u sekuestrua nga policia në cilësinë e provës materiale. 

"Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 7 kanë referuar materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, në gjendje të lirë, për një të mitur 14 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik iu gjet dhe sekuestrua, në cilësinë e provës materiale, një mjet prerës (thikë).", thuhet në njoftimin e policisë. 

policia e tiranes

Sondazh

Poll