22 Nëntor 2024, 13:19
Nga N.F
Foto ilustruese
GJIROKASTËR- Pesë persona janë vënë në pranga ditën e sotme. Mësohet se arrestimi i tyre ka ardhur pasi ata po transportonin emigrantë të paligjshëm drejt Shkodrës me qëllim kalimin në Mal të Zi. Policia bën me dije se nga ky operacion janë sekuestruar 3 automjete dhe 5 celularë.
Dy nga të arrestuarit nuk i janë bindur urdhrit të Policisë për të ndaluar në aksin rrugor "Ura e Kardhiqit-Tepelenë”, por kanë vijuar me shpejtësi lëvizjen dhe kanë braktisur automjetin. Ata janë larguar pasi në automjetin e tyre kishin disa emigrantë nga vendet e treta që po i transportonin në drejtim të Shkodrës. Më pas arrestimi i tyre ka ardhur në vend e quajtur "Rrethrrotullimi i Levanit". Në pranga janë vënë edhe bashkëpunëtorët e tjerë.
Njoftimi i plotë:
DVP Gjirokastër/ Finalizohet nga Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme, në bashkëpunim me Sektorin e Policisë Rrugore, Sektorin Operacional, DVP Fier dhe me Prokurorinë Gjirokastër, operacioni i koduar "Turn", për goditjen e një rasti të dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit.
Arrestohen në flagrancë pesë shtetas. Sekuestrohen 3 automjete dhe 5 celularë. Gjatë operacionit, si rezultat i informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore, u arrestuan shtetasit: M. B., 19 vjeç, A. T., 28 vjeç, J. S., 20 vjeç, I. Ç., 28 vjeç, të katër banues në Elbasan, për veprën penale "Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve", kryer në bashkëpunim dhe shtetasi D. K., 22 vjeç, banues në Elbasan, për veprën penale "Përkrahja e autorit të krimit".
Shtetasit I. Ç., dhe J. S., nuk i janë bindur shenjës së bërë nga shërbimet e Policisë për të ndaluar në aksin rrugor "Ura e Kardhiqit-Tepelenë”, por kanë vijuar me shpejtësi lëvizjen dhe kanë braktisur automjetin, pasi në automjetin e tyre kishin disa emigrantë nga vendet e treta që po i transportonin në drejtim të Shkodrës me qëllim kalimin e paligjshëm të kufirit drejt Malit të Zi.
Menjëherë, shërbimet e Policisë iu janë vënë në ndjekje dhe si rezultat i koordinimit me DVP Fier, në vend e quajtur "Rrethrrotullimi i Levanit", është mundësuar kapja e tyre dhe i shtetasit D. K., i cili po ndihmonte shtetasit I. Ç., dhe J. S., që të largoheshin, duke i transportuar me automjetin e tij, pas braktisjes së automjetit të tyre që transportonin emigrantët.
Ndërsa shtetasit A. T., dhe M. B., qarkullonin me automjetin tip "BMë", për të kontrolluar rrugën dhe për të sinjalizuar shtetasit I. Ç., dhe J. S., për prezencë të shërbimeve të Policisë. Materialet procedurale kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.
policia emigrante arrestim
Aktualitet
22 Nëntor 2024, 13:02
N.F
Foto ilustruese
ELBASAN- Reshjet e shiut dhe erërat e forta kanë shkaktuar probleme të shumta në vend. Problematikave nuk u kanë s...
Aktualitet
22 Nëntor 2024, 12:59
r.ll
foto ilustruese
SHKODËR- Gjykata e Shkodrës ka njoftuar masat e sigurisë për 4 efektivët e "Shqiponjave" të cilët u...
Aktualitet
22 Nëntor 2024, 12:46
N.F
Viktima dhe shqiptari
SHBA- Një aksident i rëndë është regjistruar në SHBA ndërsa një shqiptar është shka...
Aktualitet
22 Nëntor 2024, 12:28
N.F
Foto ilustruese
GJIROKASTËR- Një tjetër qytet ka hasur probleme për shkak të motit të keq që ka "pushtuar" vendin p...
Aktualitet
22 Nëntor 2024, 11:40
r.ll
foto ilustruese
TIRANË- Gjykata ka caktuar sot maësn e sigurisë "arrest me burg" për 14-vjeçarin i cili goditi për vdekje m...
Aktualitet
22 Nëntor 2024, 11:27
r.ll
foto ilustruese
DURRËS- Gjykata ka lënë në burg ish-drejtorin e Kadastrës së Durrësit, Ardian Konën. Ai akuzohet p&...
Aktualitet
22 Nëntor 2024, 11:04
N.F
Klaudio Prendi
TIRANË- Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me vrasjen e 28-vjeçarit, Klaudio Prendi. Mësohet se nga k&eu...
Aktualitet
22 Nëntor 2024, 10:59
r.ll
mario përlleshi
TIRANË- Gjykata ka caktuar masën e sigurisë "arrest me burg" për 14-vjeçarin, i cili goditi me thikë p...
Aktualitet
22 Nëntor 2024, 10:23
N.F
Rrëshqitjet e gurëve
SHKODËR- Moti i keq ka përfshirë vendin ndërsa janë raportuar edhe ditën e sotme probleme n&eu...
Aktualitet
22 Nëntor 2024, 10:28
r.ll
pamje nga arrestimi
FIER- Një 27-vjeçar është arrestuar në Fier, me qëllim ekstradimin në Kosovë. I riu ishte sh...