Aktualitet

Po i arratisej policisë pas një grabitjeje, shqiptari përplas për vdekje me kamion 36-vjeçaren në SHBA, shpallet në kërkim (EMRI+FOTO)

Sipas mediave të huaja, 53-vjeçari Bekim Fiseku, përplasi 36-vjeçaren dy blloqe larg banesës së saj rreth orës 11 të mbrëmjes më 22 tetor.

22 Nëntor 2024, 12:46 Nga N.F
Po i arratisej policisë pas një grabitjeje, shqiptari përplas
Viktima dhe shqiptari

SHBA- Një aksident i rëndë është regjistruar në SHBA ndërsa një shqiptar është shkaktari i vdekjes së një 36-vjeçareje. Mësohet se shqiptari është shpallur në kërkim nga policia për vrasjen e 36-vjeçares, Amanda Servedio në Astoria. Sipas mediave të huaja, 53-vjeçari Bekim Fiseku, përplasi 36-vjeçaren dy blloqe larg banesës së saj rreth orës 11 të mbrëmjes më 21 tetor.

Policia ka identifikuar shqiptarin i cili është edhe i dyshuar për grabitje, ndërsa dyshohet se përplasi me kamion të renë teksa po i arratisej policisë. Pamjet nga kamerat e sigurisë, treguan një mjet tip "Dodge Ram" që përplas me shpejtësi çiklisten në kryqëzimin e 34th Avenue dhe 37th Street, duke e “fluturuar” Servedion nga biçikleta në një BMë të parkuar.

Ajo u dërgua me urgjencë në spitalin Elmhurst, ku ndërroi jetë nga plagët e marra. Oficerët filluan të ndiqnin kamionin, por shoferi refuzoi të ndalonte dhe u largua me shpejtësi. Policia ndërpreu menjëherë ndjekjen pas aksidentit fatal për t’i dhënë ndihmë Servedios, e cila kishte pësuar trauma në kokë dhe trup. Kamioni u largua nga vendi i ngjarjes dhe më pas u gjet i braktisur pranë Neëtoën Road dhe 47th Street.

aksident ne shba shqiptari i shpallur ne kerkim

Sondazh

Poll