Aktualitet

Moti i keq/ Shkak era dhe dallgët, anulohen lundrimet e mbrëmjes së sotme nga Durrësi drejt Barit dhe anasjellatas

Më tej në njoftim bëhet me dije se për shkak të motit të keq në Adriatkun Jugor lundrimet e mbrëmjes do të anulohen. Më tej theksohet se deti është i shoqëruar me dallgë dhe erë të fortë.

22 Nëntor 2024, 13:46 Nga N.F
Moti i keq/ Shkak era dhe dallgët, anulohen lundrimet e mbrëmjes
Durres

DURRËS- Autoriteti Portal Durrës përmes një njoftimi në "Facebook" ka bërë me dije se lundrimet e mbrëmjes së sotme nga Durrësi në Bari dhe anasjelltas do të anulohen. Më tej në njoftim bëhet me dije se për shkak të motit të keq në Adriatkun Jugor lundrimet e mbrëmjes do të anulohen.

Më tej theksohet se deti është i shoqëruar me dallgë dhe erë të fortë. Sipas Autoritetit Portal Durrës i mbarkimi i pasagjerëve dhe mjeteve të tyre do bëhet në orar deri në orën 22:00 të mbrëmjes së sotme. Gjithashtu bëhet me dije se tragetet "AF Franchesca" dhe "Rigel VII" do të nisin lundrimin mëngjesin e ditës së nesërme.

Njoftimi i plotë i Autoritetit Portal Durrës:

Si pasojë e kohë së keqe në Adriatkun Jugor, në det të hapur, i shoqëruar me dallgë dhe erë të fortë, autoritetet detare shqiptare në koordinim dhe me ato Italiane, kanë vendosur anulimin e lundrimeve mbrëmjen e sotme nga Durrësit drejt Barit dhe anasjelltas.

Imbarkimi i pasagjerëve dhe mjeteve të tyre do bëhet në orar(pra, deri në orën 22:00 të mbrëmjes së sotme), ndërsa tragetet "AF Franchesca" dhe "Rigel VII" do të nisin lundrimin mëngjesin e ditës së nesërme, dt.23.11.2024.

Trageti “Af MIA”i linjës Durrës-Ankona mbërrin ne oren 19:00 dhe do të niset në orën 22:00, mbrëmjen e sotme. Për çdo informacion, kontaktoni me agjencitë përkatëse dhe na ndiqni në faqen tonë zyrtare www.durresport.al.

Moti i keq/ Shkak era dhe dallgët, anulohen lundrimet e mbrëmjes

moti i keq lundrime ne det durres bari

Sondazh

Poll