Aktualitet

"Kanë qenë duke e pritur djalin tim me thes në dorë"/ Nëna e Mariglen Gjonajt: Vrasja e dëshmitarit të ngjarjes është enigmë

Liljana Gjonaj theksoi se tentuan t’i mbushnin mendjen se i biri ishte gjallë dhe sipas saj këto teori i shpërndante familja e autorit.

22 Nëntor 2024, 14:12 Nga r.ll
"Kanë qenë duke e pritur djalin tim me thes në
foto ilustruese

TIRANË- Liljana Gjonaj, nëna e Mariglen Gjonaj, të miturit i cili u vra në maj të 2015 dhe eshtrat e të cilit u gjetën pas 7 vitesh, është shprehur se pas vrasjes së djalit të saj fshihen edhe persona të tjerë, përveç autori Kristjan Cenaj.

Në emisionin “Me zemër të hapur” në News24, ajo tha se kriminelët po e prisnin me thes në dorë djalin e saj tek vendi i krimit.

Liljana Gjonaj theksoi se tentuan t’i mbushnin mendjen se i biri ishte gjallë dhe sipas saj këto teori i shpërndante familja e autorit. Më tej shtoi se mbetet enigmë vrasja e dëshmitarit të ngjarjes.

"Kristjani ka marrë Mariglenin me vete dhe kanë dalë shëtitje në Shëngjin të Lezhës. Aty Marigleni ka qenë në makinë me Kristjanin dhe N.Rricës. Aty kur janë nisur për në Mamurras, Kristjani ka arrit qëllimet e veta. Kur kanë qenë afër Albulenës. Kristjani i ka thënë N. Rricës, që a je duke u ul. Ajo rrugë të çon te rruga e krimit. Ka pasur kriminelë që kanë qenë duke e prit djalin tim me thes në dorë. Humbi djali dhe Kristjani nuk vinte tek ne, sepse ne dyshonim tek ai. Më pas kanë vijuar rrugën për në Mamurras. Më mbushnin mendjen se djali im është gjallë, besoj se këto teori i shpërndante familja Cenaj. Vrasja e dëshmitarit të ngjarjes është enigmë.", tha ajo.

liljana gjonaj mariglen gjonaj kristjan cenaj

Sondazh

Poll