Aktualitet

EMRAT/ U arrestuan pas atentatit në Dobraç, Gjykata e Shkodrës cakton masat e sigurisë për 4 efektivët e "Shqiponjave"

Blerim Kurmekajn, Viktor Logun, Julian Sterkajn dhe Marta Martinin u arrestuan më 20 nëntor nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ndërsa dyshohen për shpërdorim detyre.

22 Nëntor 2024, 12:59 Nga r.ll
EMRAT/ U arrestuan pas atentatit në Dobraç, Gjykata e Shkodrës
foto ilustruese

SHKODËR- Gjykata e Shkodrës ka njoftuar masat e sigurisë për 4 efektivët e "Shqiponjave" të cilët u arrestuar pas atentatit mafioz me 4 viktima në Dobraç të Shkodrës. Ndaj tyre është caktuar masa e sigurisë “Detyrim paraqitje”, “Ndalim i daljes jashtë shtetit” dhe “Pezullim nga detyra”.

Blerim Kurmekajn, Viktor Logun, Julian Sterkajn dhe Marta Martinin u arrestuan më 20 nëntor nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ndërsa dyshohen për shpërdorim detyre. Ata akuzohen se nuk kanë respektuar procedurën e sigurimit të vendit të ngjarjes si dhe nuk kanë identifikuar personat e gjetur në vendin e ngjarjes.

Në automjetin ku ishin viktimat e atentatit ka qenë edhe një person i tretë, i cili u filmua nga persona të rastësishëm, por u zhduk menjëherë pas atentatit. Identiteti i tij është mister, ndërsa ka dyshime të forta se ishte Ibrahim Lici, vëllai i njërit prej viktimave dhe emër i njohur i botës së krimit. 

Atentati ndodhi pasditen e 30 tetorit në Dobraç të Shkodrës, ku në rrugën kryesore që lidh qytetin me Malësinë e Madhe, një automjet i ka prerë rrugën një “Mercedes”-i duke qëlluar me breshëri kallashnikovi mbi të. Viktimat ishin Hamza Lici që vdiq në vendin e ngjarjes, Arlind Bushati i cili ndërroi jetë në spital dhe Flutura Basha e cila ishte një kalimtare e rastit në atë rrugë, teksa ndodhej me bashkëshortin e saj në një motor. Ndërkohë, ky i fundit, identifikuar si Bashkim Basha ndërroi jetë në spital, 5 ditë pa atentatit.

Në makinën e viktimava shofer ka qenë Hamza Lici dhe pasagjer Arlind Bushati. Lici ka humbur kontrollin e makinës duke marrë para dhe motorin në të cilin ndodhej çifti Basha. Ende nuk ka asnjë person të arrestuar lidhur me ngjarjen e rëndë ndonëse ka pasur shqoërime të shumta në policia dhe marrje në pyetje. 

atentati ne shkoder masakra ne dobrac

Sondazh

Poll