Aktualitet

Reshjet e shiut në vend/ Ministria e Mbrojtjes: Rruga Mes-Dukagjin është bllokuar për shkak të rrëshqitjes së gurëve! Probleme me energjinë elektrike në disa qarqe

Më tej theksohet se situata është pa problematika serioze sa i përket infrastrukturës kombëtare ndërsa shtohet se në aksin Prekal-Kir po punohet për hapjen e rrugës. Gjithashtu bëhet me dije se rruga Mes-Dukagjin është bllokuar për shkak të rrëshqitjes së gurëve.

22 Nëntor 2024, 14:18 Nga N.F
Reshjet e shiut në vend/ Ministria e Mbrojtjes: Rruga Mes-Dukagjin
Dëmet

TIRANË- Ministria e Mbrojtjes ka dalë me një njoftim në lidhje me situatën në vend si pasojë e motit të keq. Në njoftim bëhet me dije se reshjet e e shiut kanë qenë  me intensitet të lartë kanë shkaktuar bllokim të disa akseve rrugore, veçanërisht në qarkun e Shkodrës.

Më tej theksohet se situata është pa problematika serioze sa i përket infrastrukturës kombëtare ndërsa shtohet se në aksin Prekal-Kir po punohet për hapjen e rrugës. Gjithashtu bëhet me dije se rruga Mes-Dukagjin është bllokuar për shkak të rrëshqitjes së gurëve.

Moti i keq ka sjellë probleme në furnizimin me energji elektrike ndërsa bëhet me dije se për shkak të defekteve në rrjet janë disa rajone pa drita. Më tej theksohet se probleme me energjinë elektrike ka në Tiranë, Durrës, Elbasan, Berat, Vlorë, Korçë, Gjirokastër, Kukës, Shkodër dhe Burrel. 

Reagimi i plotë i Ministrisë së Mbrojtjes:

Situata si pasojë e motit në vend. Reshjet e shiut, që në disa zona të vendit kanë qenë me intensitet të lartë kanë shkaktuar bllokim të disa akseve rrugore, veçanërisht në qarkun e Shkodrës.

Por, përgjithësisht, situata është pa problematika serioze sa i përket infrastrukturës kombëtare. Në aksin Prekal-Kir, strukturat po punojnë për hapjen e rrugës. Rruga Mes-Dukagjin është bllokuar për shkak të rrëshqitjes së gurëve. Edhe këtu po punohet për pastrimin e saj.

Si pasojë e motit të keq, disa zona janë pa energji për shkak të defekteve në rrjet. Rajone të ndryshme, përfshirë Tiranën, Durrësin, Elbasanin, Berat, Vlorën, Korçën, Gjirokastrën, Kukësin, Shkodrën dhe Burrelin, po përballen me ndërprerje të energjisë elektrike në zona të caktuara. Punonjësit e OSSH janë në terren dhe po punojnë për riparimin e defekteve dhe rikthimin e furnizimit me energji në këto zona.

Situata po ndiqet me vëmendje nga strukturat e Mbrojtjes Civile në nivel vendor dhe qendror. #AKMC është në kontakt me të gjitha prefekturat dhe bashkitë, për të koordinuar punën në çdo rast nevoje.

Reshjet e shiut në vend/ Ministria e Mbrojtjes: Rruga Mes-Dukagjin

reshjet e shiut ne vend ministria e mbrojtjes

Sondazh

Poll